Lejet e ndërtimit dhe pronat “furnizojnë” bashkitë - 185 mln euro nga infrastruktura, 77.4% i takon Bashkisë Tiranë
Pushteti vendor ka performuar pozitiv në mbledhjen e të ardhurave të veta vendore gjatë vitit 2024 krahasuar si me treguesit kombëtar të produktit të brendshëm bruto ashtu edhe me të ardhurat publike të buxhetit të shtetit.
Megjithatë, pushteti vendor pavarësisht se ka në përgjegjësi një sërë funksionesh të rëndësishme për realizimin e shërbimeve publike, ka një peshë të ulët të të ardhurave në raport me Produktin e Brendshëm Bruto, me vetëm 1.66%.
Të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore, në vitin 2024 zënë vetëm 5.68% të të ardhurave publike ose 0.76% më shumë se një vit më parë.
Pavarësisht rritjes së të ardhurave, decentralizimi fiskal si raport i shpërndarjes së të ardhurave ndërmjet dy niveleve të qeverisjes vazhdon të mbetet akoma shumë i ulët.
Referuar raportit vjetor të financave vendore, dy burimet kryesore që furnizojnë bashkitë që janë taksa e ndikimit në infratsrukturë dhe taksa e ndërtesave.
Rritjen më të madhe në burimet e të ardhurave të veta të pushtetit vendor e ka “taksa e ndikimit në infrastrukturë”, me një realizim prej 18.5 miliardë lekësh apo 185 milionë euro dhe rreth 42% më shumë se një vit më parë. Në këtë burim peshën më të madhe me 77.4% e zë bashkia Tiranë. Krahasuar me një vit më parë, ky burim është rritur me rreth 5.4 miliard lekë ose 42% dhe bashkia Tiranë në këtë rritje zë 4.9 miliard lekë ose 90.5% të rritjes së këtij burimi.
Në vitin 2024, të ardhurat nga taskat mbi pasurinë janë rreth 7.6 miliard lekë ose 19% të totalit të të ardhurave të veta të pushtetit vendor. Vetëm bashkia Tiranë nga këto burime ka siguruar 3.7 miliard lekë ose 49% të këtij burimi të të gjithë pushtetit vendor.
Rritja e të ardhurave nga ky zë me 24 % në raport me një vit më parë, është një sinjal mjaft pozitiv pasi në tre vitet e shkuara të ardhurat nga ky burim ishin në të njëjtin nivel.
Taksa mbi ndërtesën zë rreth 78% të totalit të të ardhurave nga taksat mbi pasurinë, ndërkohë në vitin 2024 janë rritur të ardhurat nga transaksionet e pasurive të paluajtshme me rreth 4.51%.
Pushteti vendor ka mbledhur të ardhura të veta përgjatë vitit që lamë pas rreth 44.4 miliard lekë nga të cilat rreth 40.3 miliard lekë ose 91% e zënë të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore dhe pjesa tjetër prej 4.1 miliard lekë ose 9% janë të ardhurat jotatimore.

Kursi i këmbimit/ rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 84.8 lekë dhe është shitur me 86 lekë sipas kursit......

Trump, i gatshëm për luftë - Miraton sulmet ndaj Iranit, por heziton të japë urdhrin përfundimtar
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, raportohet se ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk po jep urdhrin përfundimtar nëse do ta......

"World Economic Forum": Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike
Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e shteteve duke ju......

Samiti për Tranzicionin Energjetik - Balluku: Në fokus zhvillimet gjeopolitike, që ndikojnë sektorin energjetik
Zhvillimet gjeopolitike të javëve të fundit, që ndikojnë sektorin energjetik ishin në fokus të Samitit për Tranzicionin Energjetik, i cili mbulon Europën......

“Ndryshimet në sektorin energjetik, në Kuvend” - Muçaj: Tranzicioni i gjelbër, do të arrihet brenda vitit 2030
“Tranzicioni i gjelbër do të arrihet në objektivin e përcaktuar, brenda vitit 2030”. Kështu ka thënë në emisionin GDP në SCAN TV, Enkelejda Muçaj,......

Shqipëria mbi Europën, por nën rajonin/ Inflacioni arrin në 2.3% në muajin Maj, me ndikim nga sektori i argëtimit
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Maj të vitit......

Më pak burokraci për mbrojtjen! - BE planifikon masa që përshpejtojnë projektet dhe nxisin prodhimin
Komisioni Evropian zbuloi një sërë masash që shpreson se do të ulin burokracinë për sektorin e mbrojtjes dhe do të nxisin prodhimin. E ashtuquajtura Paketë......

Pushimet e “ëndrrave” për shqiptarët - Nga ishujt Mauritius, në Sri Lanka. Japonia kryeson me çmimet më të shtrenjta
Pavarësisht kostove, shqiptarët po udhëtojnë më shumë se kurrë. Nga metropolet më të vizituara të europës, Turqinë e Greqinë si dy destinacionet më të......