Shqipëria Postuar më 4 Shtator 2025, 12:19

Lehtësohet tregtia e bizneseve me BE - Sistemi i ri i tranzitit. Ulet koha e pritjes në kufi, më shumë siguri

Nga Elisabeta Dosku

Lehtësohet tregtia e bizneseve me BE - Sistemi i ri i tranzitit. Ulet koha

Bizneset shqiptare do të kenë më shumë lehtësi në tregtinë me vendet e  Bashkimin Evropian, duke përfituar ulje në kohën e pritjes dhe të burokracive.

Në kuadër të Projektit për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor, të financuar nga Banka Botërore, në Doganën e Tiranës u prezantua versioni DEMO i sistemit të transitit të përbashkët me Bashkimin Evropian (NCTS),  Faza 5.  

Sistemi i Kompjuterizuar i Transitit (New Computerised Transit System – NCTS) është një platformë e integruar që përdoret për menaxhimin dhe kontrollin e transportit të mallrave nën regjimin e transitit, në nivelin e BE-së.

Ky sistem synon: të rrisë efikasitetin dhe shpejtësinë e procedurave doganore; të garantojë transparencë më të madhe në lëvizjen e mallrave; të përmirësojë sigurinë dhe mbrojtjen e kufijve

Konkrerisht çfarë përfitojnë sipërmarrjet  nga ky projekt?

Efiçencë dhe shpejtësi, pasi redukton ndjeshëm kohën e përpunimit të procedurave doganore, duke përshpejtuar lëvizjen e mallrave në kufi.

Reduktim i rrezikut të mashtrimeve përmes monitorimit elektronik dhe shkëmbimit të të dhënave në kohë reale midis autoriteteve.

Përmirësim i sigurisë dhe kontrollit, pasi garanton ndjekjen e saktë të mallrave dhe parandalon kontrabandën apo mosdeklarimin.

Viti 2024 ka shënuar rekord sa i takon deklaratave të importit të përpunuara nga administrata doganore të cilat kanë arritur në 444.530, krahasuar më një dekadë më parë, numri i tyre është dyfishuar.

Një hap i rëndësishëm në shërbimin drejt bizneseve he qytetarëve është bërë sa i takon kohës së përpunimit të deklaratave doganore gjatë 2024. Në krahasim me vitin 2023, është ulur me 13 minuta koha e përpunimit në kanalin e verdhë dhe 91 minuta është ulur koha e përpunimit në kanalin e kuq.

Implementimi i Sistemit të Kompjuterizuar të Transitit (NCTS) Faza 5 përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të plotë të doganave shqiptare, ndërkohë që janë në proces procedurat me Bankën Botërore për kalimin në një version edhe më të avancuar – Faza 6. Për këtë fazë tashmë janë përgatitur dhe miratuar termat e referencës, duke i mundësuar Shqipërisë një hap tjetër të sigurt drejt doganave evropiane.

Shqipëria 4 Shtator Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 84.1 lekë në raport me një ditë më......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat