Lehtësohet aksesi në “Polin e Festivaleve”, Korçë - 124,7 milionë lekë për infrastrukturën rrugore dhe ndriçimin
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për përmirësimin e transportit lokal dhe urban me ndërhyrje në rrugë dhe trotuare, lot 6 për parkun “Poli i Festivaleve dhe Industrisë Kreative” Drenovë, Korçë. Fondi limit i përllogaritur është 124 milionë e 707 mijë lekë.
Sheshi i projektit është i aksesueshëme nëpërmjet rrugës kryesore që lidh Korçën me Ersekën, me një kohë udhëtimi rreth 5 minuta nga Korça, 4 minuta nga Drenova dhe afërsisht 3 orë nga kryeqyteti, Tirana.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti elektrik i ndriçimit rrugor, parkingut dhe shesheve ne Parkun e Ri të Festivaleve dhe Industrisë Kreative në Drenovë, parashikon realizimin e një impianti të ri të ndriçimit për makinat dhe segmentin e trotuarit të marrë në studim. Synimi kryesor është që impianti i ndriçimit rrugor të garantojë gjatë orëve të mbrëmjes kushte të mira shikimi, si për mjetet e motorizuara ashtu edhe për këmbësorët. Të gjitha pajisjet do të jenë prodhime të kataloguara të dy viteve të fundit dhe të kenë të stampuar mbi to markën e cilësisë së vendit ku prodhohen.
Projekti synon të krijojë një pol kulturor dinamik në Drenovë, Korçë, duke transformuar “ish-vaskat e peshkut” të braktisura prej kohësh në një qendër të lulëzuar për kreativitet dhe rritje ekonomike. Duke ripërdorur këtë vend të lënë pas dore, nisma synon të stimulojë zhvillimin në sektorë kyç si mikpritja, turizmi ekologjik dhe arti, duke promovuar novacionin brenda industrive krijuese. Ky projekt do të ofrojë një platformë për bashkëpunim midis artizanëve, sipërmarrësve dhe vizitorëve vendas, duke nxitur partneritete që frymëzojnë ide, produkte dhe shërbime të reja. Për më tepër, projekti do të ofrojë mundësi arsimimi dhe ngritjeje kapacitetesh për popullatën vendase, duke i pajisur ata me aftësi thelbësore për industritë në zhvillim.
Parku kulturor synon të pasurojë rajonin si ekonomikisht ashtu edhe kreativisht, duke e vendosur Drenovën si qendër për inovacion, shkëmbim kulturor dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Për ndërtimin e godinave dhe parkut “Poli i Festivaleve dhe Industrisë Kreative” në Drenovë është parashikuar një fond limit prej 333,5 milionë lekë.

WhatsApp së shpejti do të shfaqë reklama – Pse kjo mund të shkaktojë reagime negative në Europë?
WhatsApp tani do të fillojë të shfaqë reklama në aplikacionin popullor të bisedave pas viteve të ofrimit të shërbimeve falas pa asnjë detyrim. WhatsApp tha......

Ibrahimaj: Avancojmë projektet me BERZH për fuqizimin e biznesit dhe të startup-eve
Fuqizimi i biznesit dhe i startup-eve shqiptare ishte në fokus të takimit që zhvilloi ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina......

Trump largohet nga Samiti i G7 - Shkak, intensifikimi i konfliktit Izrael-Iran
Presidenti i SHBA-së Donald Trump u largua nga samiti i Grupit të Shtatë Ekonomive Kryesore, që po mbahej në një qytet turistik në Malet Shkëmbore Kanadeze,......

Kursi i këmbimit/ Rikuperojnë Dollari dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me rënien e vazhdueshme që e ka shoqëruar përgjatë kësaj periudhë duke u......

Hyrja e re e Shkodrës/ Balluku: Ka nisur hedhja e shtresave asfaltike!
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku njoftoi sot në rrjetet sociale se në kantierin e punimeve për hyrjen e re......

Evropa redukton orët e punës - Në cilat vende vërehet ndryshimi më i madh?
Punonjësit në Evropë janë duke ulur gradualisht orët e punës. Gjatë 10 viteve të fundit, koha mesatare e punës në javë ka rënë me një orë në Bashkimin......

Turizmi dhe ndërtimi në rritje, industria "ngadalëson hapin"/ Shërbimet rrisin punësimin dhe pagat, prodhimi i mallrave bie
Ecuria pozitive e turizmit këtë vit nuk vërehet vetëm në rritjen e numrit të turistëve apo të strukturave akomoduese, por edhe në një sërë indikatorësh të......

Roli i Ngushticës së Hormuzit në tregtinë globale - Si mund të ndikojë bllokimi i saj në furnizimin me naftë?
Agjencia iraniane e lajmeve IRINN raportoi se Irani po shqyrton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa konflikti me Izraelin intensifikohet. Ky veprim do......