Lehtësohen kontrollet për subjektet korrekte - Cilët janë sektorët nën monitorimin e Inspektoriatit të Punës?

Siguria dhe shëndeti në punë mbeten prioritet absolut për Inspektoriatin e Punës për vitin 2026, veçanërisht në sektorë si ndërtimi dhe minierat, të cilët konsiderohen me ekspozim të lartë ndaj rrezikut.
Eljo Muçaj Kryeinspektor i Inspektoriatit të Punës:
“Do të ketë inspektime të shtuara në ato subjekte apo sektorë që konsiderohen me risk më të lartë dhe do të ketë më pak ose aspak inspektime në ato sektorë apo subjekte që kanë një historik inspektimesh dhe kanë demonstruar një performancë të mirë përsa i përket zbatimit të legjislacionit. Do të ngelet në fokus absolut, vlerësimi apo inspektimet në kushtet e sigurisë së shëndetit në punë, sidomos në sektorët me risk të lartë, siç janë sektorët me risk të lartë, si sektori i ndërtimit, por edhe sektori i minierave.”
Ndërkohë, plani i inspektimeve për 2026 është i harmonizuar edhe me angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.
“Vjen i harmonizuar edhe me objektivat, dhe strategjitë e me çdo angazhim që ne kemi marrë në kuadër të procesit të integrimit në BE. Qeveria shqiptare ka plane dhe ka veprime të përcaktuara, dhe të dakordësuarame partnerët ndërkombëtar, kryesisht me delegacionin Europian se kush do të jenë hapat dhe të gjitha zhvillimet që duhet të realizojnë brenda 6 mujorit të parë brenda 2027. Dhe inspektoriati i punës kanëj rrol kyçnë disa nga kapitujt kryesor, së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit. Në planet e inspektimit, është forcimi i sistemit të inspektimit të Punës. Ka të bëjë në 5 shtylla kryesore, si forcimi i legjislacionit, forcimi i kapaciteteve institucionale, forcimi i kapaciteteve njerëzore, forcimi i kapaciteteve digjitale.”
Projekti europian për një “Bord të Paqes” kontinental - Pesë ministrat e mbrojtjes planifikojnë rritje të shpenzimeve
Një projekt me vlerë miliona euro po iniciohet nga pesë fuqitë më të mëdha mbrojtëse të Europës me qëllim prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore me kosto......
Trump njofton tarifa të reja globale prej 10% - Pas vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se vendosi një tarifë të re globale prej 10% dhe do të vazhdojë me masa alternative tregtare, pasi Gjykata Supreme......
Çfarë mund ta fuqizojë SHBA gjatë 2026? - Integrimi i gjerë në IA, fokus primar i rimëkëmbjes financiare
Rritja ekonomike e SHBA u ngadalësua më shumë se sa pritej në tremujorin e fundit të vitit 2025. Shkak janë ndërprerjet funksionale federale si pasojë e......
Kina shfaq robotët humanoide të arteve marciale - Nis gara botërore. A duhet të shqetësohet Evropa?
Kina ka përshpejtuar përpjekjet për të ndërtuar robotë më të aftë të mundësuar nga inteligjenca artificiale me më pak kontribut njerëzor. Makineritë e këtij......
30 mijë tatimpagues kanë plotësuar DIVA-n/ Priten 200 mijë deklarata në total, shkak rimbursimet
Afro 30 mijë tatimpagues deri më tani kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave, DIVA 2025, afati përfundimtar i së cilës është më 31......
Rrëshqitjet në rrugën Librazhd-Pogradec/ ARRSH: Ndalohet lëvizja për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët
Qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve në aksin Librazhd - Pogradec do të jetë i ndaluar. Përmes një njoftimi zyrtar Autoriteti Rrugor......
Fond i Veçantë për Pensionet, Financat depozitojnë 167 milionë euro në Bankën e Shqipërisë
Rreth 167 milionë euro do të depozitohen nga Ministria e Financave në Fondin e Veçantë të Pensioneve që është krijuar në Bankën e Shqipërisë, i cili do të......
“Rriten pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit” - Ministrja Koçiu: Përfitojnë rreth 720 efektivë
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu njoftoi një rritje tjetër page për rreth 720 efektivë të strukturave speciale, që ndodhen në vijën e parë të......


