Lehtësirat e prodhuesve në tregje ndërkombëtare-Konventa e PEM, Gonxhja: Synojmë reduktimin e kostove të sipërmarrjeve
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, në fjalën e tij në Kuvend, theksoi se projektligji i cili është pjesë e akteve ligjore të lidhura me Konventën Konventën Rajonale për rregullat preferenciale të origjinës pan-Euro-Mesdhetare (PEM), është një akt i cili do të përfitojnë të gjithë fermerët dhe sipërmarrjet bujqësore.
Gjatë diskutimit në seancën e sotme plenare të projektligjit “Për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të Konventës rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane”, të 12 dhjetorit 2024, që ka nisur zbatimin nga 1 janari i këtij viti.
Gonxhja bëri të ditur se synimi reduktimi i kostove dhe lehtësimi më tej i aksesit për sipërmarrjet prodhuese në tregjet ndërkombëtare.
Fjala e plotë:
Pas rekordit prej pothuajse 4 miliadë euro eksporte të vendosur në vitin 2024, dëshiroj të prezantoj dhe të kërkoj votën tuaj në mbështetje të një akti të ri që redukton kostot dhe lehtëson më tej aksesin për sipërmarrjet tona prodhuese në tregjet ndërkombëtare. Projektligji që hedhim sot për votim është një akt nga i cili do të përfitojnë të gjithë fermerët dhe sipërmarrjet tona bujqësore. Është një vendim që vjen në mbështetje të sipërmarrjeve fasone dhe industrisë sonë tekstile. Është një vendim që mbështet rritjen e mëtejshme të industrisë sonë minerare.
Mbështet industrinë tonë të lehtë dhe shërbimet. Si dhe në tërësinë e tij, mbështet prodhimin dhe trendin pozitiv rritës të ekonomisë shqiptare. Siç jeni në dijeni, projektligji i prezantuar përpara jush është pjesë e akteve ligjore të lidhura me Konventën Rajonale për rregullat preferenciale të origjinës pan-Euro-Mesdhetare (PEM). Konkretisht, projektligji i sotëm ka si synim të krijojë dhe përmirësojë më tej kuadrin tonë ligjor në lidhje me kalimin e dokumentacionit elektronik të certifikimit të origjinës së mallrave që tregtohen në kuadër të marrëveshjeve të tregtisë së lirë që Shqipëria ka në fuqi. Nevoja e hartimit të këtij akti gjen zanafillën në situatën e krijuar pas pandemisë së Covid-19, kur operatorët ekonomikë në të gjithë vendet ndeshën vështirësi për të siguruar certifikatat e qarkullimit të origjinës preferenciale në letër.
Që prej atëherë, reformat drejt dixhitalizimit gjithmonë e më të plotë të operacioneve tregtare dhe doganore, një aspekt në të cilin vendi ynë është një lider rajonal, kanë krijuar një situatë preferenciale për këto dokumenta elektronike. Bazuar në këtë përvojë të suksesshme, e cila për sipërmarrjet redukton kostot dhe kohën e nevojshme për marrjen e certifikatave fizikisht, erdhi propozimi i palëve kontraktuese të PEM dhe Komisionit Europian, për të standartizuar në vijim këtë procedurë elektronike.
Ky propozim u mbështet nga të gjitha palët Kontraktuese në Konventë, duke rezultuar në miratimin e vendimit për përdorimin e certifikatave të qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike për qëllime të tregtisë preferenciale. Ky vendim, edhe pse duket një formalitet, ndryshon Konventën e Rishikuar të PEM, prandaj kërkon kalimin e tij në Parlament. Duke kërkuar edhe një herë më shumë votën tuaj, dua të nënvizoj dhe një herë më shumë çfarë është më e rëndësishmja: Së pari, modernizimin e mëtejshëm të procedurave tona tatimore dhe doganore. Së dyti, avancimin e procesit shumë të rëndësishëm të dixhitalizimit dhe automatizimit. Së treti, njehsojmë legjislacionin tonë me Konventën e PEM dhe rekomandimet e Komisionit Europian. Dhe së katërti, reduktojmë më tej kostot dhe kohën, duke rritur njëkohësisht aksesin për të gjithë bizneset tona prodhuese.
Sondazh

Shërbimi tatimor, sqaron mbi 21 mijë tatimpagues për ndryshimet ligjore
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) dhe Drejtoritë Rajonale Tatimore (DRT) kanë ndërmarrë një fushatë të gjerë informimi dhe asistence për......

Ulet në 4 here Norma Efektive e Interesit maksimal -Çfarë është NEI? BSH: Nga 300%, ka zbritur në 71%
Banka e Shqipërisë njofton se është ulur në 4 herë Norma Efektive e Interesit maksimal në 4 vite. Referuar Bankës së Shqipërisë, që prej aplikimit për herë......

Ligji i amortizimit 1% për ndërtesat e vjetra - Sa rezultat ka dhënë? Pipiria: Rishitja e pasurive të paluajtshme, thuajse e bllokuar
Që nga viti 2024, u përcaktua një formë e re taksimi për shit-blerjen e pasurive të patundshme. Në ligjin e ri për “Tatimin mbi të ardhurat”, parashikohet......

Pas vitit të ri sërish në emigrim - Shqiptarët u khyen drejt qyteteve italiane dhe gjermane
Aeroporti i Rinasit e nisi mbarë vitin 2025, ku në muajin e parë të këtij viti regjistroi 4500 fluturime. Pas festave, gjatë muajit janar, shumë prej tyre u......

Eksportet nisin mbarë vitin 2025/ Rriten me 4.9%, përmirësohet defiçiti tregtar
Në janar 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 31 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 4.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.......

Katër kërkesa për ndërtimin e centraleve diellore- Kapaciteti total i instaluar, 253 MW. Nuk përfitojnë nga masat mbështetëse
Pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur katër kërkesa të reja për ndërtimin e impianteve fotovoltaikë me kapacitet total të......

Kuvendi i Shqipërisë me Inteligjencë Artificiale?- Hapet tenderi për blerjen e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio-video
Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur hapjen e tenderit për blerjen e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio-video të kuvendit, bazuar në inteligjencën......

Figura e Merz përpara zgjedhjeve- Udhëheqësi konservator pritet të marrë drejtimin e ardhshëm të Gjermanisë
Teksa zgjedhjet e 23 shkurtit në Gjermani po afrojnë, udhëheqësi konservator Friedrich Merz kryeson në sondazhe me një diferencë prej rreth 8 pikësh dhe......