Shqipëria Postuar më 28 Shkurt 2025, 12:54

“Lehtësi për qytetarët dhe bizneset” - Berisha: Paga minimale 500 euro, ajo mesatare 1,200 euro. Ulim çmimin e energjisë

Nga Ledina Elezi

“Lehtësi për qytetarët dhe bizneset” - Berisha: Paga

Gjatë një konference për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu rikthye edhe një herë programit ekonomik të kësaj force politike duke përmendur vendosjen e minimumit jetik, pagën minimale dhe atë mesatare, çka sipas tij, do të ndihmojë edhe emigrantët.

Për emigracionin, për shqiptarët jashtë vendit, paketa e emergjencës, vendosja e minimumit jetik 200 euro, rritja e pensioneve 20 përqind, vendosja e rrogës minimale 500 euro, vendosja e rrogës mesatare 1200 euro, që të gjitha këto janë njëkohësisht lehtësim i madh për shqiptarët, të cilët detyrohen të dërgojnë remitanca për familjet e tyre, që përdoren për kafshatën dhe ilaçet. Në këtë mënyrë, këto kursime do mund të përdoren për investime, biznese të vogla dhe qëllime të tjera.

Gjithashtu, Berisha premtoi vendosjen e kartës së konsumatorit, që sipas tij, do rikthejë TVSH-në e ushqimeve bazë për të gjithë personat me paga të ulëta, pensionistët, si dhe qytetarëve me të ardhura minimumin jetik.

Do ulet ndjeshëm çmimi i energjisë, nga 85 lekë do zbresë në 70 lekë. Për bizneset, ulja do jetë drastike. Do ulet të paktën me 3 herë, nga 18-24 që është, do zbresë në 6.

Sipas kreut demokrat, të gjitha këto janë stimuj realë dhe të vërtetë për të rikthyer Shqipërinë në një vend tërheqës për rikthimin e bijve dhe bijave të saj kudo që ndodhen.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat