Leasing dhe turizmi, kombinimi fitues - Mjeti që po ndihmon kompanitë e makinave me qira të rriten
“Leasing” është kthyer në një mjet kyç për zhvillimin e sektorit të qirasë së makinave në Shqipëri. Leasing është një formë qiraje afatgjatë, ku një kompani ofron një pasuri për përdorim ndaj një personi ose kompanie tjetër, në këmbim të pagesave mujore.
Pas përfundimit të periudhës së qirasë, personi mund të ketë mundësinë ta blejë pasurinë ose ta kthejë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e kontratave të lidhura gjatë vitit të kaluar arriti në 367 milionë euro. Krahasuar me vitin 2023, huaja u zgjerua me 126 milionë euro.
"Është një produkt financiar që mbështet nevojën e konsumatorëve, sepse përdoret si kolateral makina. Nga ana tjetër, kemi edhe mundësinë e përfitimit përmes zbritjes së taksës që ofron ‘Leasing’," shprehet Artur Ribaj, ekspert bankar.
Impakti kryesor vjen nga zhvillimi i sektorit të turizmit. Rritja e numrit të shtetasve të huaj ka shtuar kërkesën për makina me qira.
"Rritja e turizmit ka dhënë entuziazëm te bizneset në këtë drejtim, përfshirë edhe ata që japin makina me qira, duke e parë me interes për të investuar në këtë sektor. Por, nga ana tjetër, entuziazmi ndoshta është më i madh seç duhet, ndaj subjektet duhet të jenë të kujdesshme," shton ndër të tjera eksperti Ribaj.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, janë rreth 124 subjekte në të gjithë vendin që ofrojnë shërbimet e makinave me qira, ose siç njihen ndryshe “rental cars”.
Sondazh

Janar 2025, të ardhurat tatimore 5.4 milionë lekë me shumë se plani - Tatimet: Ecuri pozitive, 15% me shumë të ardhura se një vit më parë
Janari i këtij viti ka rezultuar i suksesshëm për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Referuar të dhënave të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve......

Eurobond 650 mln euro pritet të jetë 10-vjeçar - Periudha e paraqitjes së interesit 11 shkurti - 11 mars 2025
Shqipëria ka nisur procesin për të emetuar një Eurobond të ri me vlerë 650 milionë euro, një lëvizje kyçe për financimin e borxhit aktual dhe mbështetjen e......

Leasing dhe turizmi, kombinimi fitues/ Mjeti që po ndihmon kompanitë e makinave me qira të rriten
“Leasing” është kthyer në një mjet kyç për zhvillimin e sektorit të qirasë së makinave në Shqipëri. Leasing është një formë qiraje afatgjatë, ku një kompani......

Çmimet e gazit, në nivelet më të larta të 2 viteve - Shtohet pasiguria e furnizimit në tregjet evropiane
Çmimet evropiane të gazit natyror u rritën në nivelin më të lartë të dy viteve, ndërsa temperaturat më të ftohta zbrazin objektet e magazinimit të rajonit.......

Shqipëria në BIOFACH 2025: Promovimi i produkteve organike shqiptare në një skenë globale
Në datat 11-14 Shkurt 2025, Shqipëria do të jetë pjesë e BIOFACH 2025, një nga panairet më të rëndësishme ndërkombëtare për produktet organike, i cili mbahet......

Komisioni i Ligjeve pezullon “Paketën e Maleve” - 35 organizata të shoqërisë civile kërkojnë deri në 40 ditë konsultim publik
Projektligji për “Paketën e Maleve”, që synon zhvillimin e ekonomisë malore, është pezulluar nga shqyrtimi në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Deputetët e......

Sektori i pronave në rrezik? Më shumë vende mund të ndjekin lëvizjet tatimore të Spanjës!
Pas taksës së pronës 100% të propozuar së fundmi nga Spanja për blerësit jashtë BE-së, ka pasur shqetësime në rritje për vendet e tjera të mëdha europiane si......

BE do të mobilizojë 200 miliardë euro për investime në AI!
Europa do të mobilizojë 200 miliardë euro për investime në inteligjencën artificiale, njoftoi presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në......