Shqipëria Postuar më 22 Shtator 2025, 12:02

Lançohet platforma e re “Startup Albania”/ Rama: Përmes IA eleminojmë burokracitë për bizneset

Nga Elisabeta Dosku

Lançohet platforma e re “Startup Albania”/ Rama: Përmes

Platforma “Startup Albania” do të jetë ura e re që lidh talentin me mbështetjen, idetë me investimin dhe Shqipërinë me ekonominë digjitale europiane.  Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë platformë, si një hap të ri në mbështetje të sipërmarrjes së re, ideve inovative dhe kreativitetit të rinjve.

“Një nga gjërat që do të materializojmë shumë shpejt, është Këshilli Kombëtar për Inovacionin që në praktikë do të jetë aktori kryesor me të gjithë palët e interesit që do të ndajë idetë, shqetësimet dhe propozojë zgjidhje. Diçka tjetër që ne kemi shumë dëshirë dhe të shtojmë përpjekjet tona si akselerues me Ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, e cila do të ndihmojnë në shpërndarjen e fuqisë së inteligjencës artificiale dhe dëshirojmë që ti japim të gjithëve mundësinë që të punojnë me të dhëna anonime dhe të mbështesin transformimin e çdo ministrie dhe çdo agjencie në një praktikë të orientuar nga inteligjenca artificiale. Dëshirojmë të eliminojmë sa më shumë të jetë e mundur të gjitha pengesat burokratike për sipërmarrjet duke filluar nga dhënia e lejeve të rezidencës, apo lejet e punës dhe llojet e ndryshme të dokumentacionit që duhen jashtë apo brenda vendit dhe të gjitha rregullat që ata duhet të zbatojnë”.

Ndërsa, Ministrja e  Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj sqaroi më në detaje se cilat do të jenë përfitimet nga kjo platformë.

“Agjencia e startupeve kthehet nga procedura transparente që bëhen nga inteligjenca artifiale dhe nuk bëhet fjalë vetëm për skemën e granteve por për të gjitha ato elementë që i duhen një start upi për të zhvilluar. Në dy vite kemi dyfishuar numrin e startupeve dhe Shqipëria zë vendin e parë për numrin e grave në këtë sistem në 37 %.

Startup Albania  konsideroret si një investim konkret dhe një hap i rëndësishëm në rrugëtimin drejt integrimit europian, duke pozicionuar vendin tonë si pjesë të ekonomisë konkurruese të Bashkimit Europian.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat