Lagjet post-komuniste me “zero” emetime, përfitimet - Tranzicioni i Gjelbër, Bejko: Nuk do jetë i lehtë. Ferrero: Kapitulli 27, sfidues
“Kalimi në ndërtesa me zero emetime në lagjet post-komuniste ofron përfitime të konsiderueshme socio-ekonomike dhe mjedisore, duke përfshirë ulje të konsiderueshme të konsumit të energjisë, emetimeve të gazrave serrë dhe përmirësime në cilësinë e ajrit”. Gjetjet e rastit studimor të ndërmarrë në Shqipëri u bënë me dije gjatë eventit përmbyllës të projektit GreenForce të Horizon 2020 i Bashkimit Evropian, i zbatuar nga Co-PLAN dhe partnerë evropianë. Qëllimi i tij ishte forcimi i ekselencës kërkimore dhe kapaciteteve institucionale në rajonin e Ballkanit Perëndimor në drejtim të Tranzicionit të Gjelbër.
“Për tre vite, projekti GreenForce ka trajtuar një sfidë kritike: ndërtimin e ekselencës kërkimore për të mbështetur një tranzicion të gjelbër me drejtësi në Ballkanin Perëndimor. Duke ardhur nga një periudhë e gjatë tranzicioni politik dhe socio-ekonomik, ne e dimë se ky tranzicion nuk do të jetë i lehtë dhe se barrat mund të bien në mënyrë disproporcionale mbi më të pambrojturit. Ndaj, ne bëmë kërkime. Bashkëpunuam përtej kufijve dhe disiplinave dhe punuam për ta bërë kompleksitetin e tranzicionit të gjelbër të kuptueshëm dhe të zbatueshëm për të gjithë”, - tha Anila Bejko, Drejtore Ekzekutive e Co-PLAN.
Ndërkaq, përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri u ndalën të sfidat që ka vendi ynë në drejtim të Kapitullit 27, që përfshn mjedisin dhe ndryshimet klimatike.
“Kapitulli 27 mbi mjedisin është me të vërtetë një nga kapitujt më sfidues ku Shqipëria do të duhet të investojë shumë fonde për të përmirësuar qëndrueshmërinë, por shpresojmë që idetë si GreenForce dhe qarkullimi i përvojave dhe burimeve midis rajonit dhe midis pjesëve të tjera të Evropës, universiteteve, akademisë dhe industrisë, të jetë rruga për të ecur në mënyrë që mjedisi të mos shihet si një pengesë, por si një mundësi për të përmirësuar konkurrueshmërinë dhe për të ruajtur kapitalin natyror”,- tha Andrea Ferrero, Shef i Seksionit të Operacioneve për Zhvillimin Ekonomik të Qëndrueshëm dhe Zhvillim Shoqëror, Delegacioni i BE-së në Shqipëri.
Sipas tij, “Horizon është një nga këto pjesë që quhet “integrim i përshpejtuar”, ku Shqipëria tashmë po përfiton nga anëtarësimi, që para anëtarësimit”. Shqipëria është anëtare e Horizon që nga viti 2022 dhe ka përfituar me disa projekte inovacioni dhe kërkimi.

Kartoni Jeshil, sa ndikoi ulja e çmimeve në prime? - AMF: Në janar-prill, të ardhurat nga kjo policë sigurimi u rritën me 17%
Pavarësisht se kemi pasur një ulje të çmimit të Kartonit Jeshil për makinat që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ky ndryshim nuk është......

Çmimet e prodhimit zbuten, importi ngadalëson rënien/ Energjia vijon të jetë faktori kyesor në rritjen e kostove të prodhimit
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dy tregues kryesorë, Indeksi i Çmimit të Prodhimit dhe Indeksi i Çmimit të Importit, janë luhatur në drejtime të......

Japonia gjen zgjidhjen për plastikën! - Studiuesit zhvillojnë një material që tretet në ujin e detit
Studiuesit në Japoni kanë zhvilluar një plastikë që tretet në ujin e detit brenda disa orësh, duke ofruar një zgjidhje të mundshme për një nga ndotësit më të......

Midis bregdetit e bjeshkëve, kush viziton më shumë kë? Turizmi mes shqiptarëve, rriten vizitat dhe netët e kaluara në Shqipëri
Shqipëria dhe Kosova janë ndër destinacionet më të preferuara për njëra-tjetrën për pushime, vizita e fundjava të shkurtra. Por kush viziton më shumë dhe për......

Furnizuesit evropianë të automjeteve mbyllin fabrikat - Shkak, kufizimet e Kinës për eksportet e metaleve të rralla
Një mungesë në rritje e elementëve të rrallë të tokës ka detyruar disa fabrika evropiane të pjesëve të automobilave të mbyllen, tha Shoqata Evropiane e......

Pension i 13-të për të moshuarit - Miratohet vendimi. Përfitojnë rreth 725 mijë pensionistë
Pensionistët në Shqipëri do të mund të përfitojnë pension të 13-të, që synon të rrisë disi të ardhurat e tyre vjetore. Qeveria e ka parashikuar këtë risi në......

Sa para' depozituam përmes bankomateve? - BSH: 13.6 mld lekë në vetëm 3 muaj. Shtohen edhe ATM-të me këtë funksion
Shqiptarët jo vetëm që po tërheqin më shumë para nga bankomatet, por gjithashtu po zgjedhin të depozitojnë më tepër para përmes ATM-ve sesa në sportelet......

Sigurimi ndaj fatkeqësive, i detyrueshëm për bizneset - Greqia nis aplikimin. Cilat ndërmarrje përjashtohen nga masa?
Vendimi i përbashkët i disa ministrive greke për sigurimin e detyrueshëm të bizneseve kundër fatkeqësive natyrore ka hyrë në fuqi. Neni, i miratuar më 1......