Kuvendi zgjedh 4 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH - Profesionistë të ekonomisë dhe sektorit bankar

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në një seancë plenare maratonë zgjedhjen e anëtarëve të rinj në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, organi më i lartë vendimmarrës i institucionit qendror financiar të vendit.
Me 74 vota pro, 16 kundër dhe asnjë abstenim, u miratua zgjedhja e Selami Xhepës si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës. Xhepa është ekonomist dhe pedagog me mbi 20 vite përvojë akademike.
Ish-ekonomist i lartë në Bankën e Shqipërisë dhe ekspert i politikave ekonomike.
Me 72 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim, në këtë funksion u zgjodh edhe ish kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Po ashtu, me 74 vota pro, 17 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi miratoi zgjedhjen e ish ministrit të financave Ervin Mete.
Jonida Prifti, profesioniste e sektorit bankar me përvojë ndërkombëtare u zgjodh me 73 vota pro, 18 kundër dhe asnjë abstenim.
Ndërkohë, projektvendimi për zgjedhjen e Matilda Shehut, me kërkesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, do të votohet në një seancë tjetër.
Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës vjen në një moment kyç për politikën monetare dhe stabilitetin financiar të vendit, ndërsa Banka e Shqipërisë vijon të luajë rol qendror në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe mbikëqyrjen e sistemit bankar.
Treni Durrës-Rrogozhinë, hapet tenderi për ndërtimin - Punimet përfshijnë rehabilimitin e 34 km linjë ekzistuese dhe 5 stacione
Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII. Procedura është publikuar në......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesor?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në paqëndrueshmëri duke pësuar luhatje të vazhdueshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.5 lekë dhe është......
Drafti “Made in Europe” - BE synon mbrojtjen nga Kina dhe SHBA
Ministri britanik i marrëdhënieve me BE ka bërë me dije se plani "Made in Europe" i Bashkimit Europian mund të ndikojë në zinxhirët e furnizimit duke krijuar......
Strehimi social dhe ndihma për qira - Sa shpenzojnë qeveritë evropiane për person?
Strehimi po shndërrohet në një krizë në rritje në të gjithë Evropën. Në dhjetor 2025, Komisioni Evropian njoftoi Planin e tij të parë Evropian për Strehim të......
“Bordi i Paqes”, në konkurrencë me OKB? - Analiza e “Politico”/Trump: Forcon Kombet e Bashkuara. Rama: Ndihmon ta zgjojë
Takimi i parë i Bordit të Paqes të Donald Trump të enjten ishte i mbushur me diskutime të ngjeshura për presidentin, por i lehtë në detaje të tjera, pasi një......
Si përfiton Kina nga tarifat e Trump? - “Shfrytëzimi i tensioneve gjeopolitike sjell benefite për strategjinë”
Kina është shprehur se tarifat e presidentit Donald Trump mund të kthehen në avantazh duke riformësuar tregtinë globale në mënyra që do ta izolonin ekonominë......
Falen 30 mln euro gjoba për bizneset që paguajnë sigurimet - Detyrimet e akumuluara të punonjësve duhen paguar deri në fund të vitit
Bizneset do të kenë mundësinë të lehtësohen nga çdo gjobë apo kamatëvonese të marrë ndër vite për mospagimin në afat të sigurimeve shoqërore të të......
Rrëshqitje në aksin Librazhd–Pogradec, kufizohet trafiku/ ARRSH: Do merren masa për realizimin e një korsie provizore
Segmenti Librazhd–Pogradec, në zonën e njohur si Arrat e Gurrës, po përballet me thellim të çarjeve në trupin e rrugës, çka ka detyruar ndërhyrjen emergjente......


