Kuvendi votëbeson ministrat e rinj - Ndryshimet në qeveri, 4 figura të reja hyjnë në kabinet

Kuvendi i Shqipërisë ka votëbesuar ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe të dekretuar nga Presidenti i Republikës, në kuadër të riorganizimit të kabinetit qeveritar.
Në një seancë jo të qetë parlamentare dhe e shoqëruar me debate të shumta, shumica votoi fillimisht pro shkarkimeve të bëra në qeveri të ministrave, duke filluar nga Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, Besfort Lamanllari nga Ministria e Drejtësisë dhe Toni Gogu nga Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin. Deputetët morën nga 81-85 vota pro shkarkimit ndërkohë që prezent në sallë kanë qenë 87 deputetë.
Më pas seanca ka vijuar me votimin e emërimeve të reja, duke i dhënë zyrtarisht miratimin kabinetit të përditësuar. Konkretisht është votuar Albana Koçiu si zëvendëskryeministre e Shqipërisë, Ferit Hoxha i cili do të drejtojë në vijim diplomacinë shqiptare, Besfort Lamanllari do të udhëheqë Ministrinë e Brendshme, Ermal Nufi ka marrë votëbesimin si Ministër i Mbrojtjes , Toni Gogu do të jetë Ministër i Drejtësisë, Enea Karakaçi është votëbesuar në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Erjona Ismaili si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Pothuajse të gjithë ministrat e rinj morën 83 vota pro gjatë procedurës së votimit elektronik, ndërsa nuk munguan as votat kundër.
4 prej figurave, duke nisur nga janë hyrje të reja në kabinetin qeveritar të kryeministrit Rama.
Ministrat e rinj pritet të marrin detyrën, pasi të bëjnë betimin përpara Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Seanca parlamentare u zhvillua mes debateve të forta politike, ndërsa votimi përfundimtar konfirmoi mbështetjen e shumicës për ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Mallrat e importit kushtuan më lirë/ Në 2025-ën, ranë çmimet e produkteve energjetike dhe ato industriale
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e katërt të vitit 2025 arriti në 107.4 (me vit bazë......
Mblidhet Këshilli Mbikëqyrës i BSH, shqyrtohet shpërndarja e fitimit, miratohet raporti vjetor
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e parë pas më shumë se dy muajsh, me zgjedhjen e anëtarëve të rinj nga Kuvendi i......
Dëgjesë në Komisioni i Ekonomisë, eksportuesit kërkojnë mbrojtje nga pasojat e kursit të këmbimit
Me kërkesë të shoqatës Proeksport Albania dhe me mbështetjen e disa deputetëve të djathtë dhe të majtë në Komisionin e Ekonomisë është zhvilluar një......
Ministria e Jashtme për shqiptarët në Iran: Lidhuni menjëherë me ambasadën në Ankara
Ministria e jashtme u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që gjenden ende në Iran që të lidhen menjëherë me ambasadën tonë në Ankara. Për këtë qëllim ministra ka......
Fuqia punëtore e qeverisë amerikane ka rënë me 12% që nga shtatori 2024
Fuqia punëtore civile e qeverisë amerikane u tkurr me 12% midis shtatorit 2024 dhe janarit 2026, sipas të dhënave qeveritare të publikuara të mërkurën, duke......
Lindja e Mesme, udhëtimet pothuajse pezull, lufta rrezikon deri 56 miliardë dollarë humbje në turizëm
Për industrinë e turizmit në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Gjirit, pasojat e konfliktit parashikohen të jenë të rënda. Përshkallëzimi i konfliktit......
Kosova do të rinisë në prill liberalizimin e tregut të energjisë për kompanitë e mëdha
Qeveria e Kosovës do të rinisë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë për bizneset e mëdha muajin e ardhshëm, një vit pas planifikimit fillestar, i......
Treguesit e 2025, rritja e PBB-së në Maqedoninë e Veriut u përshpejtua në 3.5%
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut u zgjerua me 3.5% në terma realë në vitin 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pasi u rrit me 3% në......


