Shqipëria Postuar më 12 Mars 2026, 11:40

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut - Manja: Nuk ka shkelje të masës së mëparshme dhe as ndryshim akuze

Nga Fabjona Pasho

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut -

Me 82 vota kundër dhe 47 vota pro, Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Në seancën plenare të kësaj së enjteje, mazhoranca dhe opozita prezantuan raportet e tyre lidhur me çështjen “Balluku”.

Relatori I mazhorancës, Ulsi Manja, gjatë prezantimit të tij tha se shumica është kundër kërkesës së SPAK pasi deputetja Balluku nuk ka shkelur masën e mëparshme të sigurisë dhe akuza mbetet po e njëjta, shkelje e barazisë në tendera.

“Kërkohet arrest me burg ndaj anëtares së këtij Parlamenti, e cila po hetohet as më shumë e as më pak për “shkeljen e barazisë në tendera apo ankande publike” dhe jo akuzë korrupsioni. Kuvendi sot nuk ka kompetencë të shpallë fajësinë apo pafajësinë, por shërben si një filtër.

Më 16 dhjetor SPAK paraqiti në Kuvend kërkesën për autorizimin e heqjes së lirisë së Ballukut. Kërkesa lidhet me zëvendësimin e një mase të vendosur më parë, pra nuk jemi në kushtet kur kërkohet autorizimi për një masë fillestare.

SPAK I kishte duart e lira për të ushtruar hetimet dhe ndjekjen penale për akuzën shkelje e barazisë në tendera.

Masae sigurimit personal ndalimi I daljes jashtë shtetit, masë që vijon ta ketë edhe sot, del se kjo masë është zbatuar në mënyrë rrigoroze nga deputetja.

Sot kërkojnë ta zëvendësojnë me arrest në burg ose arrest shtëpie, me pretendimin se janë rënduar nevojat e masës së sigurimit. Nuk jemi në kushtet se nuk është respektuar masa e parë, por se janë rënduar kushtet. Kërkesa për autorizim duhet të shoqërohet me një relacion dhe provat. Këshilli gjykon vetëm mbi bazën e kërkesës, relacionin dhe provat, këshilli nuk administron prova. Ne e japim gjykimin mbi atë që palët paraqesin.

Vlerësimi I kërkesës nga ana jonë në Këshill, nga shqyrtimi I materialeve rezulton se akuza penale ndaj Ballukut nuk ka ndryshuar”

 Manja theksoi se raporti I mazhorancës merr parasysh të gjithë legjislacionin shqiptar, por edhe Konventat ndërkombëtare, si Komisioni I Venecias.

“Gjatë gjithë këtyre ditëve,u fol për standardet ligjore dhe europiane për kërkesat e tilla. Raporti ynë merr si bazë këto standard, të parën Kushtetutën, standardet e Procedurën Penale, por edhe Komisionin e Venecias.

Sipas Kodit të Procedurën Penale, zëvendësimi kërkon rrethana të reja, prova të reja, ose të jetë konsttauar shkelja e masës së vendosur më pare”

Vendimi I mazhorancës për rrëzimin e kërkesës së SPAK u bë me dije në ,mbledhjen e grupit parlamentar socialist këtë të hënë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat