Shqipëria Postuar më 20 Nëntor 2024, 10:30

Kuvendi miraton në parim buxhetin 8.2 mld euro për vitin 2025 - 75 vota pro dhe 40 kundër për dokumentin më të rëndësishëm financiar

Nga Alida Lula

Kuvendi miraton në parim buxhetin 8.2 mld euro për vitin 2025 - 75

Kuvendi ka miratuar në parim projekt-buxhetin 2025. Me 75 vota pro, zero abstenim dhe 40 kundër në seancën e kësaj të marte i është dhënë fund debatit dhe diskutimeve maratonë. 116 deputetë ishin prezentë, ndërsa 22 të pranishëm në sallë nuk morën pjesë në votim. 

Buxheti kap shifrën e rreth 8.2 mld euro dhe shpenzimet e planifikuara për vitin 2025, do të kalojnë për investime, pushtetin vendor, paga, mbrojtje sociale, procesin e rindërtimit, etj.

Afro 1/3 e totalit të shpenzimeve shkon për mbrojtjen sociale, sigurimet shoqërore, skemën e pensioneve, për ndihmën ekonomike, pagesa e papunësisë apo kompensimi për ish-pronarët.

Sipas draftit të qeverisë, Buxheti për vitin 2025 përmbush dy objektiva themelorë, rritje ekonomike të qëndrueshme, duke krijuar punësim, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët shqiptarë, si dhe konsolidim fiskal, me qëllim uljen e borxhit publik dhe ruajtjen e të gjitha parametrave makroekonomikë e fiskal në nivele pozitive. Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754.6 miliardë lekë ose 28.8% e PBB dhe krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, janë rreth 40.6 miliardë lekë më shumë.

Për vitin e ardhshëm, Qeveria synon një nivel borxhi prej 55.8 % të PBB-së, nga 56.3 % që pritet të arrijë deri në fund të vitit 2024.

Gjithashtu, synohet për 2025 një nivel borxhi prej 55.8 % të PBB-së, nga 56.3 % që pritet të arrijë deri në fund të vitit 2024.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat