Kuvendi i Shqipërisë me Inteligjencë Artificiale?- Hapet tenderi për blerjen e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio-video
Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur hapjen e tenderit për blerjen e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio-video të kuvendit, bazuar në inteligjencën artificiale. Fondi limit i përllogaritur për blerjen e këtij sistemi është 74 milionë e 478 mijë lekë.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, me zhvillimet dhe përmirësimet më të fundit në teknologji, Kuvendi ka identifikuar nevojën për një zgjidhje që do të asistojë palët e përfshira të zhvillojnë një platformë që do t'i ndihmojë ata në transkriptimin e të gjitha takimeve që zhvillohen, seancë plenare dhe çdo mbledhje tjetër të forumeve të këtij institucioni, duke dokumentuar aktivitetin parlamentar dhe duke kategorizuar informacionin.
Ky proces do të formalizojë gjenerimin e procesverbaleve të seancave dhe mbledhjeve të komisioneve duke mundësuar dokumentimin eficent dhe të saktë të debateve dhe diskutimeve parlamentare. E gjithë kjo në kuadër të forcimt të transparencës dhe të promovimit të demokracisë, njëkohësisht për të realizuar një komunikim efektiv me qytetarët dhe shoqërinë civile, në mënyrën më të shpejtë dhe më të aksesueshme të mundshme.
Ndërkohë, Unioni Ndërparlamentar ka identifikuar përdorimet potenciale të AI në përmirësimin e funksioneve të parlamenteve. Shumë shtete e kanë qasur përdorimin e IA në përmirësimin e disa aktiviteteve të trupave përfaqësuese. Në raportin e Senatit Italian “Përdorimi i Inteligjencës Artificiale për të ndihmuar punën e Parlamentit”, është hartuar një analizë dhe identifikim i fushave prioritare të përdorimit të IA në proceset e punës së parlamentit.
Referuar dokumentit, synohet të përmirësohet efikasiteti i proceseve parlamentare, duke reduktuar nevojën për transkriptim manual ose mbajtjen e shënimeve.
Sondazh

Figura e Merz përpara zgjedhjeve- Udhëheqësi konservator pritet të marrë drejtimin e ardhshëm të Gjermanisë
Teksa zgjedhjet e 23 shkurtit në Gjermani po afrojnë, udhëheqësi konservator Friedrich Merz kryeson në sondazhe me një diferencë prej rreth 8 pikësh dhe......

Ish-të përndjekurit, gati kësti i parë i dëmshpërblimit - Trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dojes
Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve që nuk jetojnë. Janë rreth 50 dosje të marra në......

Keni të punësuar dado, apo ndihmëse për pastrim?- Procedura/ Si deklarohen punonjësit e punësuar në familje pa pasur nevojë për nipt
Puna me orare të gjata, nevoja e punësimit për të dy prindërit si dhe angazhimet pas orarit të punës, bëjnë që çdo ditë e më shumë familjet shqiptare të kenë......

Gjermani, tregu i punës po “humb shkëlqimin”- Për herë të parë në 10 vjet, numri i të papunëve do të arrijë 3 milionë
Për pjesën më të madhe të 20 viteve të fundit, reformat e tregut të punës të ish-kancelarit Gerhard Schröder kanë siguruar punësimin në Gjermani. Por modeli......

Energjia diellore, rekord prodhimi në 2024-ën- U gjenerua rreth 489 mijë mWh, 6-fish më shumë se në vitin 2023
Energjia e prodhuar nga centralet diellore ka regjistruar një rekord historik gjatë vitit të kaluar. Të dhënat më të fundit nga Enti rregullator i Energjisë......

Kosova, 17 vjet shtet- Hapat drejt pavarësisë dhe sfidat e integrimit ndërkombëtar
Shteti më i ri në Evropë, Kosova, sot festoon 17 vite nga shpallja e pavarësisë më 2008 duke u bërë vend sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole......

Sa e fortë është vëllazëria Shqipëri-Kosovë? Në 17 vjet pavarësi dy vendet thelluan ndjeshëm bashkëpunimin
Kosova feston 17-të vjet pavarësi dhe kështu përfaqëson shtetin e dytë shqiptar në Botë, Europë dhe rajon. Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt të vitit......

Kush është Alice Weidel?- Kryetarja e së djathtës ekstreme në Gjermani renditet e dyta në sondazhe
Alice Weidel, kandidatja për kancelare e Alternativës për Gjermaninë (AfD), është një figurë publike e së djathtës ekstreme, e cila e përshkruan veten si një......