Kuvendi i Kosovës përkujton 18-vjetorin e pavarësisë - Osmani: Përulemi përpara atyre që ranë për këtë ditë. Begaj: Realitet i pakthyeshëm

Me një seancë solemne, Kuvendi i Kosovës ka përkujtuar 18 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Një simbolikë e veçantë e kësaj seance ishte vendosja e logos së UÇK-së në foltoren e Kuvendit. Ne fjalën e saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falenderoi aleatët, por edhe të shtetasve që dhanë jetën për çlirimin e vendit
“Sot me respektin më të thellë përulemi përpara atyre që ranë për këtë ditë, në mënyrë që Kosova të jetë Republikë, në themelet e shtetit tonë qëndron vizioni i presidentit historik Ibrahim Rugova, arkitekti i pavarësisë e me mençuri ,durim dhe vizion, me besim të palëkundur në dinjitetin e popullit tonë, ai udhëhoqi Kosovën në kohët më të renda.
UCK është ideali më i madh që ka nderuar shqiptaret ndër shekuj. Lufta ishte gjithnjë e drejtë, e pastër e domosdoshme. Çdo përpjekje për ta njollosur apo relativizuar viktimën me agresorin, është e padrejtë dhe historikisht e pavërtetë. Çlirimtarët e Kosovës që sot gjenden në Hagë, u ngritën për liri, dinjitet dhe të drejtën për të jetuar të lirë në atdheun e tyre. Çdo përpjekje për ta barazuar luftën tonë çlirimtare me krimet gjenocidale të Serbisë, jo vetëm që minon drejtësisë, por dëmton rëndë themelet e paqes. Lufta e UÇK ishte shtylla jonë me fuqishme e rezistencës dhe e shpresës. Sot më shumë se kurrë e kemi për detyrë të qëndrojmë së bashku. Mbi cdo dallim ekziston përgjegjësia e përbashkët për ta mbrojtur këtë shtet që është rezultat ti një sakrifice shekullore. Duke mbrojtur të vërtetën mbrojmë shtetësinë tonë. Secili prej tyre i dha vulën në trup, në shpirt dhe kujtesë shtetit të cilin e gëzojmë sot”, tha ndër të tjera Osmani.
Në këtë seancë të Kuvendit të Kosovës ishte i pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili vlerësoi rolin e intelektualëve dhe luftëtarëve për pavarësi
“Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, shtet sovran, sot është vendi ku liria frymëzon. Kosova është shtet i ri në vite, por me rrënjë të thella kontributesh e sakrificash. Ecën me hapa të sigurt drejt së ardhmes, pa harruar themelet me të cilat u ndërtuar, intelektualët dhe luftëtarët. Luftuan me sukës për ideale të mëdha, lirinë, të drejtat e tyre, identitetin kombëtar shqiptar dhe mbijetesën. Ky popull ka treguar se është qëndrestar dhe i pathyeshëm. Kosova ishte me fat që i pati, i rriti i besoi, dhe i mban siç e meritojnë, simbole frymëzuese të Republikës së Kosovës”, tha Begaj.
Në këtë seancë përshëndetën edhe kryeministri i Kosovës, kryetarja e Kuvendit, si dhe drejtues të partive politike.
Ekspozitë historike e Bankës së Shqipërisë në Prishtinë - “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”
Në ambientet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në Prishtinë, u çel ekspozita historike e Bankës së Shqipërisë “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe......
Stacionet e karikimit për makinat elektrike - Dy projekte për transportin e pastër, infrastrukturë për karburantet alternative
Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit ka nisur dy projekte të reja rajonale, me synim përshpejtimin e tranzicionit drejt transportit më të......
Forcohen Dollari e Franga – Paundi britanik humbet pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës pas rënies së vazhdueshme që ka pësuar gjatë këtyre ditëve duke u blerë këtë mëngjes me 81 lekë dhe duke u......
Amerikanët po paguajnë tarifat e rritura - Raporti kundërshton argumentin e Trump se taksat paguhen nga të huajt
Amerikanët po përballojnë pothuajse të gjithë rritjen e taksave të importit nga Presidenti Donald Trump, tha Rezerva Federale e Nju Jorkut. Sipas raportit,......
“Vonesa e euros digjitale dëmton Evropën” - Zv/kancelari gjerman, Klingbeil: Është e rëndësishme për sovranitetin e kontinentit
Zëvendëskancelari dhe ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, ka deklaruar se duhet të avancohet me euron digjitale, pasi vonesat po dëmtojnë......
IA do të përkthejë meshën në 60 gjuhë - Iniciativa e Vatikanit do të nisë javën e ardhshme
Vatikani do të ofrojë përkthime të drejtpërdrejta të Meshës në 60 gjuhë të asistuara nga inteligjenca artificiale, ndërsa Kisha Katolike përqafon dhe i......
120 miliardë euro për të rritur investimet - Kryeministri spanjoll, Sanchez shpall një programim ambicioz
Kryeministri i Spanjës, socialisti Pedro Sanchez , prezantoi një fond të ri shtetëror investimesh të quajtur 'España Crece' ("Spanja rritet"), i cili......
“Për Kosovën janë flijuar breza ndër shekuj” - Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë për 18-vjetorin e themelimit të shtetit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës për 18-vjetorin e themelimit të shtetit, tha se në këtë ditë feste dhe......


