Kuvendi e ratifikon: Shqipëria, anëtare e Bordit të Paqes - Rama: Një tjetër mundësi për të dhënë kontribut për paqen

Me votën pro të të gjithë deputetëve të pranishëm në seancë Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen e pranimit të Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes, pas ftesës zyrtare të dërguar nga Presidenti Amerikan Donald Trump që ne të ishim vend anëtar.
Çdo shtet anëtar ka një mandat trevjeçar nga data e hyrjes në fuqi të Kartës. Ky mandat mund të rinovohet nga Kryetari i Bordit të Paqes. Afati trevjeçar nuk do të zbatohet për shtetet anëtare, të cilat kontribuojnë më shumë se një miliard dollarë amerikanë në fonde monetare (“cash”) brenda vitit të parë nga hyrja në fuqi e Kartës.
Shqipëria do të kontribuojë gjithashtu me një shumë të caktuar. Ky kontribut është vullnetar.
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, që sipas tij përbën një zhvillim me rëndësi të veçantë për politikën e jashtme dhe diplomacinë e vendit.
Bordi i Paqes është një organizatë ndërkombëtare, me qëllim promovimin e stabilitetit, rivendosjen e një qeverisjeje të besueshme e të ligjshme, si dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti.
Energjia, pak oferta nga furnizuesit privatë - ERE ka vendosur detyrimin, por vetëm 7 kompani janë bërë pjesë e platformës
Të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike kanë detyrimin të publikojnë ofertat e tyre në Platformën e Krahasimit të Çmimeve, të ngritur nga Enti......
Harta e pasurive të konfiskuara të krimit - Lezha, rekord në 2025, zbret nga “froni” Tiranën. Cilat janë llojet e pronave që mori shteti?
Rreth 233 është numri i pasurive të konfiskuara të atyre shtetasve që kanë kryer vepra penale të trafikimit, korrupsionit apo krimit të organizuar, pasuri......
Agjentët AI: Si Inteligjenca Artificiale po krijon 'Punonjësin Digjital' për bizneset – InfoSoft Business Solutions
Në ekosistemin aktual të biznesit, Inteligjenca Artificiale ka tejkaluar fazën e të qenit thjesht një mjet për gjenerim idesh dhe komunikim. Sot, po kalojmë......
Trump krijon “Bordin e Paqes” për Gazan - Shtetet anëtare firmosin aderimin në këtë organizëm
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, krijoi Bordin e Paqes, i cili fillimisht u përqendrua në forcimin e armëpushimit në Gaza, por që sipas tij, mund të marrë......
Gazet serrë, detyrime të reja dhe kosto për bizneset - Sistemi i ri i monitorimit të shkarkimeve, pritshmëri për më shumë transparencë mjedisore
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimet që do të mundësojnë zbatimin e ndryshimeve në ligjin “Për ndryshimet klimatike”, duke......
Ndërtimi, 200 euro rritje page për punonjës - Minimalja nis nga 600 euro, preken me detyrim 55% e të punësuarve
Sektori i ndërtimit, një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, po përballet me kontrolle fiskale nga administrata tatimore, pasi të dhënat zyrtare......
Mesatarisht 185 fluturime në ditë nga TIA gjatë 2025-ës/ Londra mbetet destinacioni kryesor e ndjekur nga Bergamo dhe Roma
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të mbetet një nga pikat më të rëndësishme të transportit në vend, si për nga fluksi i pasagjerëve ashtu edhe për nga......
Garancia Rinore, mbi 3000 aplikime në 2025-ën/ AKPA: Përgjatë 2026-ës, programi do të pilotohet në nivel kombëtar
Në vitin 2025, programi Garancia Rinore ka ofruar mundësi të mëdha për të rinjtë në Shqipëri, duke i mbështetur ata në zhvillimin e karrierës dhe integrimin......


