Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën? - Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje
Një sërë sektorësh të ekonomisë do të vijojnë të përfitojnë nga lehtësitë fiskale të qeverisë deri në vitin 2029.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve qartëson bizneset se tatimfitimi për agrotuzimin, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori, për t’iu përgjigjur edhe fluksit në rritje të turistëve por edhe interesit të tyre për të eksploruar rajone të ndryshme dhe produkte lokale, do të jetë në nivelin 5% deri në vitin 2029.
Po ashtu, me këtë normë tatimore, do të trajtohen edhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor si dhe veprimtaritë ekonomike që prodhojnë apo zhvillojnë software, të regjistruar para hyrjes në fuqi të ligjit.
Industria automotive, me qëllim zhvillimin e saj në vendin tonë dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës, do të trajtohet sërish me përparësi deri në vitin 2029, duke u tatuar me 5%.
Në funksion të zhvillimit të turizmit elitar dhe tërheqjen e markave të njohura të hoteleve në vendin tonë, strukturat akomoduese (hotele, resorte me 4 dhe 5 yje) do të vazhdojnë të jenë të përjashtuara nga tatimi mbi fitimin.
Po ashtu, individët tregtarë, të vetëpunësuarit dhe entitetet me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë në vit, deri në vitin 2029 do të jenë të përjashtuar nga tatimi, me qëllim zgjerimin e aktiviteteve të biznesit në vend.
Por, pavarësisht se të vetëpunësuarit nuk tatohen mbi fitimin, për të shmangur skemat e devijimeve, për ata që kanë një numër të kufizuar klientësh, norma tatimore mund të shkojë deri 23%.
Udhëzimi i fundit i Financave, i cili përfshin deklarimet nga 1 Janari 2025, përcakton se “nëse një i vetëpunësuar, 80% të të ardhurave të fituara i siguron nga 1 klient i vetëm, apo 90% të të ardhurave të fituara nga më pak se 3 klientë, për qëllime të llogaritjes së detyrimit tatimor mbi të ardhurat neto vjetore të tij (të ardhura të faturuara minus shpenzimet e zbritshme të biznesit), do të aplikohen normat e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi të cilat janë 13-23% (pas zbritjeve tatimore).
Sondazh

Investime të reja për rrugët, urat e sigurinë publike - 10 milionë euro për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore
Është miratuar lista e projekteve fituese që do të realizohen gjatë vitit 2025 për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore. Vendimi është botuar......

Cilat janë rregullat për përdorimin e rrjeteve sociale për zgjedhje? - Partitë politike shprehin qëndrimet dhe propozojnë ndryshimet
Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, u mbajt seanca publike për të diskutuar mbi projektvendimin “Për rregullat e përdorimit të rrjeteve sociale dhe medias......

Cilat mallra preken nga tarifat? - Trump “turbullon” tregun dhe nxit reagimet nga partnerët kryesorë
Tarifa shtesë e Shteteve të Bashkuara prej 10% për mallrat kineze i shtohet një takse prej 10% të vendosur nga presidenti Donald Trump më 4 shkurt për krizën......

Projektet me fonde të huaja përjashtohen nga TVSH - Udhëzimi i Financave/ Kod Unik. Si do të funksionojë skema?
Projektet e ndryshme publike të cilat financohen nga donacione apo grante të huaja, do të përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Udhëzimi i......

Kina mund të “shantazhojë” Gjermaninë - Pekini rrezikon të rrisë ndikimin në vend nëpërmjet turbinave me erë
Sistemi politik dhe kohezioni social i Gjermanisë janë në rrezik nëse nuk kufizon turbinat kineze me erë në vend, paralajmëron një analizë e mbështetur nga......

Plani i riarmatimit të Europës - Von der Leyen parashtron paketën e mbrojtjes prej 800 miliardë euro!
Ursula von der Leyen propozoi të martën një plan të riarmatimit të Europës që ajo tha se mund të shihte shtetet anëtare të mobilizojnë deri në 800 miliardë......

Sa para’ “derdhin” shqiptarët në fondet e investimeve? - AMF: Rreth 17% më shumë anëtarë në 2024. Titujt qeveritarë, më të preferuarit
Në vitin që lamë pas janë shtuar personat që zgjedhin t'i investojnë paratë e tyre në bono thesari dhe obligacione përmes fondeve të investimeve. Të dhënat......

Shqipëria drejt “Smart City” - Marrvëveshja 118,5 mln USD me fondin e Abu Dhabit. Kamera kudo për rritjen e sigurisë
Qeveria shqiptare ka miratuar një marrëveshje huaje me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e projektit sistemi i kamerave nën administrimin e......