Kush përjashtohet nga taksat e mjeteve të përdorura? - Udhëzimi/ Tatimet përgjegjëse për të kaluar 25 % të të ardhurave tek bashkitë

Ministria e Financave ka miratuar një udhëzim të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në zbatimin e taksave kombëtare, duke prekur si mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave nga taksat, ashtu edhe rregullat për pagesën e taksës së automjeteve të përdorura.
Referuar udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë në fuqi, një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me pikën 3 të udhëzimit, ku përcaktohen rastet kur nuk paguhet taksa e automjeteve të përdorura.
Sipas rregullave të reja, nga pagesa e taksës së automjeteve të përdorura përjashtohen automjetet e bllokuara ose të sekuestruara të lëna në ruajtje me vendim të gjykatës, të prokurorisë, për periudhën në të cilën mjeti ose dokumentacioni i mjetit ka qenë i bllokuar; Automjetet e vjedhura ose të humbura dhe automjetet e shkatërruara nga aksidentet, kur kjo vërtetohet nga organet e prokurorisë.
Pra ndryshe nga më parë, tashmë përjashtim nga taksat do të kenë edhe ata qytetarë të cilëve u është bllokuar vetëm dokumentacioni i mjeteve.
Sipas udhëzimit, përjashtohen nga pagimi i taksës së përvitshme dhe të regjistrimit fillestar të mjeteve luksoze pagesat e taksës së mjeteve të bllokuara ose të lëna në ruajtje me vendim të gjykatës, të prokurorisë, për periudhën në të cilën mjeti ose dokumentacioni i mjetit ka qenë i bllokuar dhe pagesat e taksës së mjeteve të vjedhura, të djegura, të shkatërruara nga aksidentet, të vërtetuara nga organet e prokurorisë.
Udhëzimi ndryshon edhe mënyrën e rishpërndarjes së të ardhurave që mblidhen nga kjo taksë tek pushteti vendor.
Konkretisht, nga shuma mujore e arkëtimeve nga Taksa e Mjeteve të Përdorura, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, pasi mban komisionin në masën 5 % të totalit mujor të arkëtimeve, derdh diferencën e mbetur prej 95 % në llogarinë bankare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), brenda datës 15 të muajit pasardhës.
DPSHTRR-ja i dërgon Ministrisë së Financave informacion mbi vlerën takuese për t’u shpërndarë sipas njësive të vetëqeverisjes vendore (25% e 95% të totalit mujor të arkëtimeve nga kjo taksë, brenda datës 15 të muajit pasardhës.
Ministria e Financave do t’i dërgojë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vlerën takuese për t’u shpërndarë sipas bashkive. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve transferon vlerën takuese të të ardhurave për njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe pjesa tjetër mbetet në buxhetin e shtetit.
DPSHTRR-ja llogarit dhe transferon në llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve shumën e të ardhurave nga taksa e mbledhur prej 95%, pasi zbresin vlerën e komisionit prej 5% që ata përfitojnë.
Në udhëzimin e mëparshëm ishte detyrë e DPSHTRR që të llogariste dhe transferonte për llogari të njësive të qeverisjes vendore shumën e të ardhurave që ju takojnë këtyre njësive nga taksa e mbledhur, përgjegjësi që tashmë i kalon tërësisht administratës tatimore.
Ky mekanizëm synon një ndarje më të qartë dhe më transparente të të ardhurave ndërmjet pushtetit qendror dhe atij vendor.
Këto ndryshime synojnë të rrisin transparencën fiskale; të forcojnë bashkëpunimin me pushtetin vendor; dhe të lehtësojnë barrën financiare për qytetarët në raste kur mjeti nuk mund të përdoret për arsye ligjore.
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse rikuperoi disi gjatë kësaj jave ka regjistruar sërish rënie këtë fundjave duke e mbyllur negativisht këtë periudhë teksa është......
Tensioni gjeopolitik, financat e eurozonës në pasiguri - Raporti i BERS: Bankat, tendencë shtrëngimi të kreditimit
Bankat e eurozonës pritet të hasin vështirësi financimi në treg, veçanërisht me dollarin Amerikan dhe monedha të tjera të huaja, nëse vazhdon pasiguria e......
SHBA-ja paraqet planin e zhvillimit 'Gaza e Re' - Financimet do të detajohen në Uashington në javët e ardhshme
Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten planet për një "Gazë të Re" të rindërtuar nga e para për të përfshirë kulla banimi, qendra të dhënash dhe vendpushime......
Merz në Romë, takim me Melonin “me ide të reja” - Boshti italo-gjerman: Të transformojmë Bashkimin Evropian
Një aleancë më e ngushtë midis Italisë e Gjermanisë është në horizont, me ambicien për të ndryshuar Evropën pas dekadash dominimi nga boshti franko-gjerman.......
Shqipëria dhe Kosova kryesojnë Evropën për pronësinë e banesave - ALTAX: Mesatarja e BE-së 68%, Shqipëria dhe Kosova mbi 95%
Shqipëria dhe Kosova renditen në krye të Evropës për nivelin e pronësisë së banesave, duke lënë pas të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Të dhënat më të......
Europa po rivlerëson marrëdhënien me SHBA - Kancelari Merz thirrje BE-së: Jo hapa të nxituar
Udhëheqësit e BE-së do të rishqyrtojnë lidhjet e tyre me SHBA në një samit emergjent, pasi kërcënimi i Trump për tarifa dhe veprime ushtarake për të blerë......
Amerika një hap larg shkëputjes nga OBSH - Gostin: “Shkelje e qartë ligjore, Trump ka gjasa t’ia dalë”
SHBA do të tërhiqet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përballë akuzave se ajo goditi si shëndetësinë amerikane ashtu edhe atë globale. Ky......
TikTok nënshkruan marrëveshje me SHBA - Sipërmarrja e re të përbashkët shmang ndalimin amerikan
Pronari kinez i TikTok, ByteDance, njoftoi se ka finalizuar një marrëveshje për të krijuar një sipërmarrje të përbashkët me shumicë në pronësi amerikane. Ky......


