Kush përfiton nga kompensimi i TVSH-së në bujqësi? - Udhëzimi/ Fermerët duhet të ruajnë faturat e shiteve, aplikimi në tatime

Fermerët duhet të mbledhin të gjitha faturat e shitjes së produkteve bujqësore tek grumbulluesit, në mënyrë që të përfitojnë nga masa e kompensimit të TVSH-së prej 10 %. Udhëzimi i detajuar i Ministrisë së Financave, sqaron mënyrën se si do të zbatohet skema.
Referuar udhëzimit, grumbulluesi, person i tatueshëm i regjistruar për TVSH-në, për çdo furnizim të produkteve bujqësore, të marrë prej fermerit lëshon një faturë tatimore të fiskalizuar në të cilën evidenton si shitës, shitësin fermer, NIPT-in e fermerit dhe të dhënat e tjera të kërkuara sipas faturës.
Kjo faturë, në të cilën nuk llogaritet TVSH-ja, lëshohet nga blerësi në momentin e dorëzimit të produkteve bujqësore nga fermeri.
Vlera totale faturës përfaqëson vlerën e furnizimit të paguar nga grumbulluesi për llogari të shitësit fermer, mbi të cilën aplikohet norma e kompensimit.
Kërkesa për kompensim të TVSH-së do të behët nga fermerët brenda datës 31 dhjetor, për furnizimet e kryera gjatë periudhës janar–qershor të vitit përkatës dhe brenda datës 30 qershor të vitit pasardhës, për furnizimet e kryera gjatë periudhës korrik–dhjetor të vitit paraardhës.
Fermeri, nëpërmjet shërbimit postar ose në rrugë elektronike, dorëzon në administratën tatimore kërkesën standarde për kompensim. Kërkesa duhet të përmbajë vlerën totale të faturave të lëshuara përgjatë periudhës së kompensimit, si dhe numrin e llogarisë bankare të fermerit.
Kjo kërkesë shoqërohet edhe me kopje të faturave të lëshuara nga blerësi të cilat duhet të jenë të firmosura nga shitësi-fermer.
Por kush përfiton kompensim? Për të përfituar kompensim fermerët duhet të plotësojnë disa kushte.
Konkretisht, qarkullimi vjetor nuk duhet të tejkalojë kufirin minimal të regjistrimit për TVSH- në; të ketë kryer furnizime të produkteve bujqësore; të ketë furnizuar persona të tatueshëm që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit në Republikën e Shqipërisë, të cilët janë të regjistruar për TVSH-në dhe ushtrojnë aktivitet si grumbullues ose/dhe përpunues i produkteve bujqësore apo agroturizëm i certifikuar sipas legjislacionit në fuqi për turizmin; është pajisur me një numër identifikimi të personit të tatueshëm; faturat e marra nga blerësi, mbi bazën e së cilave kërkohet kompensimi janë të fiskalizuara dhe regjistruara në bazën e të dhënave të administratës tatimore qendrore.
Norma e kompensimit në masën 10% zbatohet mbi vlerën e faturës/ave tatimore që grumbulluesi i ka lëshuar fermerit, përgjatë periudhës gjashtëmujore, për të cilën kërkohet kompensimi.
Kompensimi ka për qëllim të mbulojë një pjesë të TVSH-së së paguar prej fermerëve në çmimin e blerjes së mallrave e shërbimeve, të blera për nevoja të kryerjes së aktivitetit të tyre prodhues bujqësor.
Administrata tatimore bën verifikimet përkatëse dhe brenda 30 ditëve paguan shumë e kompensimit direkt në llogarinë e fermerit.
Nuk ka zbritje akcize për birrën vendase! - Mazhoranca rrëzon propozimin. Tabaku: 11 % rënie prodhimi
Unifikimi i akcizës për birrën në vitin 2022 në 710 lekë/hektolitër ka sjellë dëmtim të prodhimit vendas dhe rritje të importeve. Me argumentin se prodhimi......
Sa fitojnë bankat nga interesat tona? - BSH: Të ardhurat totale neto bashkë me komisionet, më të ulëta se në 2024
E keni menduar ndonjëherë se sa para marrin bankat nga interesat që ne paguajmë për kreditë? Të ardhurat bruto nga interesat gjatë vitit të kaluar ishte 97......
Indeksi i korrupsionit, rajoni nuk performon mirë/ Shqipëria në vend të 91 për vitin 2025. Serbia me 33 pikë renditet e fundit
Mënyra më e mirë për të matur korrupsionin në një vend është pikërisht perceptimi mbi të, dhe “Transparency International” publikon çdo vit raportin më......
Qiratë në Shqipëri ndër më fitimprurëset në Europë/ Në Tiranë, Durrës e Vlorë investimi kthehet më shpejt falë qirave
Shqipëria po konsolidohet gradualisht si një nga tregjet më interesante në Europë për investime në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në sektorin e qirave.......
Ndërtimi i korridorit 8 rrugor - Gati shpronësimet për 148 pasuri në lotin II të segmentit Elbasan - Qafë Thanë
Problematika e shpronësimeve në lotin II të korridorit 8, po shkon drejt zgjidhjes, duke hapur rrugë përfundimit të punimeve. Agjencia Shtetërore e......
Importet e makinave në rritje, kryeson Koreja e Jugut - Mbi 6 mijë mjete të regjistruara në muaj, Tirana me peshë kryesore
Regjistrimet për herë të parë të mjeteve në vend kanë shënuar rritje në fillim të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të DPSHTRR, gjatë muajit janar janë......
OBP përmbyll Arkivën Digjitale: Një platformë e zhvilluar nga ekspertët TIK të institucionit
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka përfunduar me sukses ndërtimin dhe funksionalizimin e Arkivës Digjitale, një nga shtyllat kryesore të......
Trump kërcënon të ndalojë hapjen e urës SHBA-Kanada: “Kanadaja duhet ta trajtojë SHBA-në me respektin që meriton"
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do të ndalojë hapjen e urës së re prej 4.7 miliardë dollarësh që lidh Detroitin dhe Ëindsorin e Ontarios, në......


