Kush përfiton nga fondi 52 milionë euro në bujqësi? Kriteret që skualifikojnë fermerët, afati i aplikimit deri më 26 Qershor

Fermerët kanë nisur nga aplikimet për masat e mbështetjes direkte përmes Skemës Kombëtare në Bujqësi. Por kush përfiton dhe cilat janë kriteret përjashtuese?
Referuar udhëzimit të Ministrisë së Bujqësisë, përfitues sipas masave mbështetëse mund të jenë fermerët individualë, personat fizikë, personat juridikë dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB).
Fermerët individualë duhet të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv, ndërsa SHBB-të, personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/NUIS me status aktiv, sipas fushës së veprimtarisë që përfshin aktivitetin për të cilin aplikojnë.
Për masat mbështetëse 1-8, përfituesi me status fermer individual duhet të ketë bërë shlyerjen korente të sigurimeve shoqërore. Faturat për masat mbështetëse direkte në përputhje me kriteret përkatëse, duhet të jenë të lëshuara gjatë periudhës 2025-2026.
Financimi i shumës së përfituar bëhet në banka e nivelit të dytë, në llogarinë bankare të deklaruar nga përfituesi në formularin e aplikimit dhe përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural dhe Ministrisë së Bujqësisë.
Aplikanti angazhohet të përmbushë kushtëzimet (SMR dhe GAEC) e përfitimit të pagesave, sipas masave mbështetëse dhe përmbushja e angazhimeve kontrollohet në terren nga specialisti/inspektori i ngarkuar. Mospërmbushja e angazhimeve për vitin 2026, nuk përbën kriter skualifikues dhe nuk shoqërohet me zvogëlim të pagesave për masën përkatëse. Megjithatë, sipas rastit, specialisti/inspektori paralajmëron aplikantin për zvogëlim potencial të pagesave në të ardhmen dhe aplikim sanksionesh, sipas kuadrit ligjor kombëtar në fuqi.
Për masat mbështetëse të investimeve nr. 10, nr. 11 dhe nr. 12, punimet e ndërtimit, pajisjet, makineritë dhe faturat/aktet e zhdoganimit duhet të jenë pas datës së lidhjes së kontratës. Të gjitha mallrat, makineritë dhe pajisjet duhet të jenë të reja dhe të papërdorura. Financimi për masat e investimeve jepet deri në vlerën e tregut të përllogaritur nga AZHBR, pa përfshirë TVSH-në.
Përfituesi nga masat e investimeve me statusin fermer individual të ketë shlyer sigurimet shoqërore.
Aplikantët për masat e investimeve do të përjashtohen nga përfitimi i fondeve publike nëse janë dënuar, me vendim gjyqësor të formës së prerë për: pjesëmarrje në një organizatë kriminale, korrupsion aktiv ose pasiv, mashtrim, pastrim të parave, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre, përvetësim fondesh publike ose private, evazion fiskal, pjesëmarrje në një organizatë terroriste ose kryerje të veprave me qëllime terroriste, fshehje të ardhurash ose deklarim i rremë financiar, falimentim i rremë (falimentim mashtrues), kontrabandë ose tregti e paligjshme dhe çdo veprimtari tjetër të paligjshme që dëmton interesat ekonomike ose financiare publike.
Afati i fundit i aplikimit është data 26 Qershor përmes e Albania, ndërsa për masat 10-12 bëhet me dorëzim të dosjeve fizike pranë AZHBR.
1.04 mld lekë për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hekurudha planifikon tenderin për ndërtimin e bazës mekanike për mirëmbatjen
Hekurudha Shqiptare ka planifikuar hapjen e një tjetër tenderi për linjën Tiranë – Durrës – Rinas, këtë herë për ndërtimin e bazës mekanike për mirëmbatjen e......
Rriten shitjet e makinave në Evropë/ Konsumatorët blenë më shumë automjete elektrike dhe hibride
Shitjet e makinave në Evropë u rritën për të tretin muaj radhazi në prill, ndërsa konsumatorët vazhduan të blejnë më shumë modele elektrike dhe hibride.......
Zvicra, drejt një tjetër referendumi/ Votimi, për të kufizuar popullsisë deri në 10 milionë banorë
Më 14 qershor, Zvicra do të votojë për të kufizuar popullsinë në 10 milionë. Me numrin tashmë mbi 9.1 milionë, migrimi vjetor do të duhet të ulet të paktën......
Bonus-malus ul koston e sigurimit/ AMF: Lehtësimi i lëvizjes në vendet e CEFTA-s solli rënie të primeve në Karton Jeshil
Tregu i produkteve të sigurimit të makinave ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes......
Shqiptarët sigurojnë më pak jetën në rajon/ Raporti i Xprimm: Shqiptarët nuk investojnë shumë në mbrojtjen financiare
Në krahasim me vendet e rajonit dhe më gjerë, shqiptarët janë ata që e sigurojnë më pak jetën. Sipas raportit më të fundit të Xprimm për vitin 2025, sigurimi......
Gjermani-Kanada, marrëveshje për gazin/ Gati struktura lundruese e eksportit prej 10 miliardë dollarësh
Kanadaja do të njoftojë një marrëveshje për të furnizuar Gjermaninë me gaz natyror të lëngshëm nga një strukturë e planifikuar eksporti në bregdetin e......
Faturat e energjisë në Britani do të rriten 13%/ Ofgem heq kufirin e lartë për të reflektuar çmimin më të lartë të gazit
Familjet britanike, të cilat tashmë janë të shtrënguara nga kostoja e jetesës, do të përballen me fatura energjie që arrijnë mesatarisht në 1,862 paund në......
“Eurozona mund të përballet me stres nga kredia private”/ BQE publikon raportin e stabilitetit financiar
Eurozona nuk po përballet me rrezik sistemik nga turbulencat e fundit në tregjet private të kreditit, por disa pjesë të sistemit financiar janë të ekspozuara......



