Shqipëria Postuar më 13 Shkurt 2025, 10:49

Kush mund të tregtojë armë në Shqipëri?- Qeveria vendos kritere të reja për licencimin

Nga Ernilda Luzi

Kush mund të tregtojë armë në Shqipëri?- Qeveria vendos

Qeveria ka miratuar vendimin që ka për qëllim të rregullojë procesin e licencimit dhe autorizimit të operatorëve ekonomikë që merren me veprimtarinë e prodhimit, magazinimit, transportimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve.

Sipas vendimit, licencat për operatorët ekonomikë do të lëshohen nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, e cila do të ketë komptencën për të shqyrtuar kërkesat.

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare përcakton dhe llojet e licencave, autorizimeve, kritereve të detajuara, procedurave të lëshimit, rinovimit, pezullimit dhe revokimit të tyre, si dhe tarifat e aplikimit, të përdorimit të licencës.

Por cilat janë kriteret e e dhënies së licencave?

Sipas vendimit, për të marrë një licencë operatori ekonomik duhet të plotësojë disa kritere të përgjithshme ligjore dhe të sigurisë. Operatori duhet të jetë i regjistruar si subjekt në Republikën e Shqipërisë, të ketë objekt veprimtarie në përputhje me veprimtarinë për të cilën kërkon të licencohet; të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për krime të rënda, të ketë plan biznesi, si dhe të demonstrojë përmbushjen e standardeve ndërkombëtare të OKB-së, NATOs, BE-së ose standardeve shqiptare.

Ndër të tjera, afati për shqyrtimin e aplikimit është 45 ditë nga dita e paraqitjes së dosjes së aplikimit për pajisjen me licencë paraprake për zhvillimin e veprimtarisë së prodhimit të armatimit ushtarak.

Ndërsa, tarifa e aplikimit për pajisjen me licencë dhe autorizim, sipas përcaktimeve të këtij vendimi, është 100.000 lekë, kurse tarifa vjetore e licencës është 1.000.000 lekë për  licencën. Të ardhurat e mbledhura nga tarifat e përcaktuara derdhen 100% në buxhetin e shtetit.

Sipas vendimit, deri në momentin e ngritjes së infrastrukturës së nevojshme për ofrimin e shërbimit nëpërmjet platformës “eAlbania ”, aplikimet për pajisjen me licencë dhe autorizim do të paraqiten nëpërmjet shërbimit postar.

Përmes këtij vendimi, synohet të forcohet kontrolli dhe transparenca në sektorin e industrisë së mbrojtjes duke vendosur kontrolle të qarta në këtë fushë.

 

 

 

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......