Kush fiton dhe humbet në "luftën" e re të çmimeve? - Paradoksi i ri i çmimeve në Shqipëri dhe ngarkesa fiskale

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme po japin efektet e para zinxhir edhe në ekonominë shqiptare, duke u reflektuar kryesisht te çmimet e hidrokarbureve.
Përtej paqëndrueshmërisë në tregje, kjo situatë po krijon një panoramë të qartë të fituesve dhe humbësve në terma afatshkurtër. Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj, vëren se në këtë fazë të parë, qeveria përfiton nga rritja e mbledhjes së taksave.
“Unë do të thoja që kjo situatë aktuale e krahasuar në retro me periudha të ngjashme krijon një farë paradoksi fiskal ekonomik. Në terma afatshkurtra apo në periudha disa mujore, qeveria natyrisht del e fituar për arsye të përfitueshmërisë të tatimeve dhe taksave indirekte edhe atyre çfarë merr në formë tarifash, jo vetëm nga karburantet por në përgjithësi nga shtrenjtimi i çmimeve që do përhapet në të gjithë ekonominë në periudha afatmesme.”
Nga ana tjetër, goditja më e fortë bie mbi sektorët që varen drejtpërdrejt nga logjistika dhe energjia. Transporti i mallrave dhe udhëtarëve, por edhe industria e bujqësia, po shohin një rritje të kostove të prodhimit, çka pritet të transferohet te konsumatori final.
“Përsa i përket bizneseve ata pikërisht janë të humbur në masë të madhe, përveç atyre që operojnë direkt pasi iu shtrenjtohet kostoja e shërbimeve të transportit qoftë e udhëtarëve, qoftëe mallrave, logjistika dhe gjithçka përdorin produkte energjitike në përditshmërinë e tyre siç janë bujqësia apo dhe industri të caktuara. Natyrisht ndikon te qytetarët të cilët janë pjesa fundore dhe marrin atë kosto jetese të cilën nuk e prisnin dhe me të ardhura që humbasin magjinë e rritjes ose të indeksimit.”
Në fund të këtij cikli, Gjokutaj vlerëson se përgjegjësia i mbetet sërish ekzekutivit, i cili duhet të ndërhyjë përmes subvencioneve për të mbrojtur shtresat më vulnerabël nga vala e re e shtrenjtimit që po diktohet nga zhvillimet gjeopolitike globale.
Sa tokë bujqësore ka mesatarisht çdo shqiptar? Rreth 4,400 metra katrorë për banor, renditemi në mes të rajonit
Shqipëria ka rreth 1.04 milion hektarë tokë bujqësore, sipas të dhënave ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë......
Puna me kohë të pjesshme në rënie gjatë vitit 2025/ Të rinjtë dhe gratë mbeten grupi më i përfshirë në këtë formë punësimi
Punësimi me kohë të pjesshme është një nga format e punësimit që ka marrë gjithnjë e më shumë rëndësi në vitet e fundit, duke u parë shpesh si një......
Llogaritë bankare të shqiptarëve, gati gjysma në telefon - "Besnikë" të radhëve në banka. Pse 53% nuk aksesohen përmes internetit?
Vetëm 47% e llogarive bankare në Shqipëri aksesohen edhe përmes internetit nga aplikacionet ose faqet online të bankave. Pavarësisht se shumë shqiptarë po......
Festa e Filmit, “One Battle After Another” fiton Oscar - Fituesi Warner Bros, në proces shitjeje te Paramount Skydance
Trilleri komik “One Battle After Another” fitoi çmimin për filmin më të mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, duke kryesuar një seri prej gjashtë......
Më pak automjete të vjetra nëpër rrugë - Çregjistrohen 1,761 mjete, ndikim pozitiv për mjedisin e sigurinë
Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë muajve janar dhe shkurt të vitit 2026 është rritur numri i automjeteve të......
Ukraina do para e teknologji për dronët në Lindjen e Mesme - Zelenski: Për ne, si teknologjia dhe financimi janë të rëndësishme
Ukraina kërkon para dhe teknologji në këmbim të ndihmës ndaj vendeve të Lindjes së Mesme, pas kërkesës për ekspertizën e saj për tu mbrojtur nga dronët......
Mbi 23 mijë vende pune të kontrolluara nga Inspektoriati i Punës - 668 masa administrative pas inspektimeve në 902 subjekte
Kontrollet në tregun e punës vijojnë me qëllim garantimin e respektimit të legjislacionit dhe përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit. Referuar të......
Ekonomia e Kinës, vrulli i hershëm në vitin 2026 - Rreziqet globale që po shtohen mund ta frenojnë rritjen
Ekonomia e Kinës e nisi vitin me një bazë më të forte rritje. Prodhimi i fabrikave u përshpejtua, shitjet me pakicë dhe investimet u rimëkëmbën në......


