Kush duhet ta plotësojë DIVA-n? - Verifikoni detyrimin në “Tax Test”. Afati deri më 31 Mars 2026

Të gjithë tatimpaguesit në vend mund të zbulojnë në një mënyrë më të thjeshtë nëse kanë apo jo detyrim të plotësojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave , DIVA 2025.
“Tax Test” është shërbimi elektronik i Administratës Tatimore, i cili ka për qëllim të informojë dhe tu vijë në ndihmë individëve që kanë pikëpyetje në lidhje me këtë proces.
Ky shërbim është i organizuar sipas një pyetësori që i përgjigjet në kohë reale çdo individi (rezidentë apo jorezidentë), në përputhje me të ardhurat e tij. Individët nuk do ta kenë të nevojshëm të vendosin emri i përdoruesit apo fjalëkalimin, pasi informacioni nuk përmban të dhëna konfidenciale, por dhe është i ndërtuar në bazë të disa pyetjeve shumë të thjeshta, që japin informacionin e nevojshëm nëse individi plotëson ose jo kriteret për të qenë subjekt deklarimi për DIVA 2025.
Konkretisht fillimisht individi zgjedh nëse është ose jo rezident në Shqipëri, më pas zgjedh nivelin e të ardhurave vjetore që ka, më shumë se 1.2 milionë lekë apo më pak se 1.2 milionë lekë. Më pas i përgjigjet pyetjes nëse ka qenë apo jo i dypunësuar gjatë vitit 2025 apo nëse ka pasur të ardhura nga burime të tjera përveç pagës tatimi për të cilat nuk është mbajtur në burim, dhe sipas përgjigjeve jepet edhe përgjigja nëse ka detyrim apo jo për të plotësuar DIVËN.
Administrata Tatimore bën me dije se afati i deklarimit dhe pagesës së DIVA 2025, sipas ligjit të ri është 31 marsi 2026 dhe se subjekt deklarimi për vitin 2025 janë ata individë që kanë realizuar të ardhura bruto vjetore 1.2 milionë lekë ose më shumë nga të gjitha burimet, jo vetëm nga paga; Kanë qenë në më shumë se 1 marrëdhënie punësimi gjatë të paktën 1 muaji apo ata që gjatë vitit 2025 kanë realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim (shembull: Qiradhënie për individë të paregjistruar, si: Qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj).
Megjithatë, DIVA-n mund ta plotësojnë edhe ata individë që nuk e kanë detyrim ligjor, por që, plotësojnë kushtet për të përfituar rimbursim për fëmijët në ngarkim dhe për shpenzimet arsimore, përmes zbritjeve tatimore. Për kompensimin ushqimor përfitimi është rreth 6200 lekë për fëmijë dhe për shpenzimet arsimore afro 13 mijë lekë në vit për fëmijë.
AKU bllokon mbi 2.4 tonë produkte mishi dhe fruta të thata
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka kryer kontrolle në tregun Agroushqimor në Tiranë, në subjekte të cilat tregtonin produkte me origjinë shtazore,......
Prodhimi, përjashtim nga akciza e gazit - Propozimi/ Kosto e lartë për kompanitë. Cënohet konkurrueshmëria e produkteve shqiptare
Gazi i lëngshëm që përdoret në industrinë e prodhimit duhet të përjashtohet nga akciza. Ky është propozimi i depozituar për diskutim në komisionet kuvendore......
Shqipëria ratifikon vendimin e CEFTA për shërbimet turistike - Më pak barriera, më shumë konkurrencë në tregun rajonal të turizmit
Shqipëria ka ratifikuar vendimin për Komitetin e Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, i njohur si CEFTA, që synon lehtësimin e......
“Inspektorët, jo gjahtarë të biznesit!” - Kryeministri Rama: Inspektimet duhet të kryhen mbi bazën e riskut
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e......
Cili vend na i shet frutat më shtrenjtë? Nga Belgjika, me çmim rekord. Por tregun e mbajnë Greqia dhe Ekuadori
Importet e frutave për vitin 2025 tregojnë një kontrast të fortë mes çmimit ekstrem për kilogram dhe realitetit të tregut masiv. Sipas të dhënave të tregtisë......
Prodhim eksplozivi në Shqipëri/ Ish-Uzina e Poliçanit rinis aktivitetin, lënda plasëse do përdoret në miniera e infrastrukturë
Ish-Uzina Mekanike në Zonën B të Poliçanit do të rikthehet sërish në funksion, këtë herë për prodhim lëndësh plasëse për përdorim civil. Kompania “EXPLO-CHEM......
Gatishmëria digjitale, ku renditet Shqipëria? Vendi përparon më së shumti në kapitalin njerëzor
Shqipëria është renditur në vendin e 79-të nga 127 ekonomi në edicionin e vitit 2025 të Network Readiness Index (NRI), një nga raportet kryesore globale që......
Ministrja Koçiu prezanton Kryeinspektorin e ri të IKMT - Afrim Qëndro zëvendëson në këtë funksion Dallëndyshe Bicin
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot Kryeinspektorin e ri të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qëndro,......


