Kursimi i energjisë dhe reduktimi i gazeve serrë - Qeveria rishikon objektivat për vitin 2030, rrit “ambicien” me 5%
Qeveria do të rishikojë Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, duke vendosur objektiva më abiciozë për t’u arritur deri në vitin 2030. Sipas dokumentit të nxjerrë për konsultim publik, pikësynimi i ri për përqindjen e energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin e përgjithshëm final të energjisë do të jetë 59.4%, nga 54.4% që është në planin aktual 2021 – 2030.
Një fokus i rëndësishëm i jepet eficiencës së energjisë, ndërsa qëllimi kryesor është reduktimi i shkarkimeve neto të gazeve serrë, duke synuar që në vitin 2030 të arrihet nën nivelet e vitit 1990.
Bazuar në dokumentet e politikave të energjisë, sektorët që konsiderohet se kanë një potencial të lartë për kursim energjie janë sektori i transportit, ndërtesat publike dhe private dhe industria.
Këta sektorë do të duhet jo vetëm të reduktojnë konsumin e përgjithshëm, por edhe të ulin përdorimin e burimeve fosile sikurse është nafta, gazi apo drutë e zjarrit dhe të orientohen drejt burimeve të rinovueshme të energjisë.
Sipas dokumentit të nxjerrë për konsultim publik, strategjia e re është harmonizuar me rekomandimet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.
Ndërkohë që, zhvillimi dhe zbatimi i politikave kombëtare të energjisë dhe klimës nuk do të synojë vetëm të reduktojë emetimet e gazeve serrë, por gjithashtu të gjenerojë përfitime të rëndësishme ekonomike në sektorë të ndryshëm.
Këto politika parashikohet të nxisin investimet në energjinë e rinovueshme, eficiencën e energjisë dhe praktikat e qëndrueshme, duke krijuar burime të reja të ardhurash dhe duke stimuluar rritjen ekonomike.
Investimet e planifikuara në sektorin energjitik pritet të kenë ndikim të konsiderueshëm në rritjen e PBB-së sektoriale, duke gjeneruar të ardhura dhe rritjen e fuqisë punëtore në fusha të ndryshme.
Sondazh

Më shumë hua për investime në teknologji - Kolaterali, ndër pengesat kryesore për aprovimin e kredisë
Shumica e bizneseve marrin kredi për të realizuar investime në teknologji. Ngjashëm me kompanitë e huaja, së fundmi edhe bizneset shqiptare po drejtohen për......

Hapet thirrja për investimet sociale - Çfarë përfshijnë projektet e mbështetura në 61 bashkitë e vendit?
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, njofton se është hapur thirrja për aplikimet për investime në kuadër të Programit të Strehimit Social për......

Eliminimi i “pikave të zeza” në rrugët kombëtare - ARRSH hap tenderin për rritjen e sigurisë rrugore
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për eleminimin e pikave të zeza (black spot) në rrjetin rrugor kombëtar 2024. Fondi limit i këtij......

Konsumi global i qymyrit, në nivele rekord - Kina dhe India nxitin kërkesën, pavarësisht rënies së përdorimit në Evropë
Përdorimi global i qymyrit për të prodhuar energji elektrike u rrit në një nivel rekord prej 8.77 miliardë tonësh këtë vit. Sipas një raporti të Agjencisë......

10 kompanitë më të mira për të punuar në Europë në vitin 2024, sipas punonjësve!
Kur bëhet fjalë për punën profesionale, Europa njihet për një nga qasjet më të favorshme globalisht. Vendet europiane renditen vazhdimisht ndër më të mirat......

BE do të krijojë 7 fabrika të reja AI në të gjithë Europën. Cilat janë dhe çfarë do të bëjnë ato?!
Komisioni Europian miratoi një fond prej 1.5 miliardë euro këtë muaj për shtatë fabrika të reja ose të modernizuara të inteligjencës artificiale (AI) të......

Marrëveshja tregtare mes BE-së dhe Zvicrës prej 550 miliardë euro – Pse përballet me një referendum sfidues?!
Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë, forca më e madhe politike në vend, tha të premten në mëngjes se kundërshtonte marrëveshjen. “SVP i......

Italia gjobit OpenAI me 15 mln euro - Autoriteti italian akuzon kompaninë për përdorim të paautorizuar të të dhënave
Mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave në Itali ka gjobitur OpenAI me 15 milionë euro pasi ka përfunduar një hetim për mbledhjen e të dhënave personale në......