Kursimet në banka, shqiptarët zgjedhin afatet e gjata - BSH: Depozitat mbi 2 vite dominojnë. Ato pa afat rriten me ritëm më të shpejtë

Shqiptarët preferojnë t'i kyçin paratë e tyre kryesisht në depozita me afat të gjatë në bankë, megjithëse edhe ato pa afat janë rritur më shumë muajt e fundit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve i mbajnë kursimet e tyre në depozita me afat mbi 2 vite.
Mbajtja e kursimeve në bankë për një periudhë të gjatë konsiderohet shpesh një investim më i sigurt, sidomos nga ata që synojnë t'i përdorin paratë në një të ardhme të largët, qoftë për fëmijët, për sëmundje, blerjen e një shtëpie, ngritjen e një biznesi dhe të tjera. Gjithashtu, depozitat afatgjata kanë norma më të larta interesi. Sa më i gjatë të jetë afati i depozitave dhe sa më e madhe të jetë vlera e kursimeve, aq më i lartë do të jetë edhe fitimi nga interesat pas disa vitesh.
Sipas statistikave zyrtare, depozitat në lekë me afat mbi 2 vite kapin një vlerë prej 174.7 miliardë lekësh për individët, ndjekur nga ato me afat njëvjeçar me 127 miliardë lekë dhe depozitat deri në 2 vite me 55.3 miliardë lekë në total.
Megjithatë, nëse bëjmë një krahasim në terma të rritjes dhe sipas llojit të depozitave, depozitat pa afat kanë pësuar rritjen më të madhe në korrik. Konkretisht, depozitat pa afat pësuan një rritje prej gati 1.6% vlerësuar me qershorin. Kursimet me afat mbi dy vite dhe dy vite u rritën përkatësisht me 0.7% dhe 0.9%.
Nga ana tjetër, depozitat me afat 1 vit, 6, 3 dhe 1 muaj janë më pak të preferuarat në terma të rritjes. Në korrik, kursimet e ruajtura me afat 3 muaj rezultojnë me një rënie prej 0.7%.
Depozitat vazhdojnë të jenë forma kryesore e invesimit të parave të shqiptarëve, megjithëse aktualisht ekzistojnë edhe plot mënyra të tjera investimit, siç mund të jenë ato në tituj qeveritarë, kriptomonedha dhe të tjera.
Malaj mbledh drejtuesit e Tatimeve dhe Doganave: “Kontroll më i fortë, por me transparencë dhe korrektësi”
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka zhvilluar takime me drejtuesit rajonalë të administratës tatimore dhe doganore, ku në fokus kanë qenë objektivat për......
Rishikohen fondet e shëndetësisë - 39.3 miliardë lekë për spitalet. QSUT, me buxhetin më të lartë
Qeveria ka ndryshuar ndarjen e fondeve për shërbimin spitalor gjatë vitit 2026. Buxheti arrin në 39.3 miliardë lekë, ndërsa financimin më të madh e merr......
“Real Estate” dhe turizmi, në fokus të bankave/ Bizneset marrin 172.9 miliardë lekë kredi të reja në 7 muaj
Kredia e re për biznesin u rrit ndjeshëm gjatë muajit Korrik. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë’, korporatat private jofinanciare morën 24.2 miliardë......
Skemat, shtyhet deri më 11 Shtator afati për fermerët - Kush nuk dorëzon dokumentacionin shtesë skualifikohet nga përfitimi i fondeve
Fermerët që janë shpallur fitues në fazën e parë të aplikimit për Skemën Kombëtare në Bujqësi 2026, do të kenë afat deri më 11 Shtator 2026 për dorëzimin e......
Më pak nxënës në një grup - Ndryshojnë rregullat për klasat e bashkuara
Në shkollat ku numri i nxënësve është i ulët, mënyra si do të organizohen klasat pritet të ndryshojë nga ky vit shkollor. Ministria e Arsimit ka miratuar......
991 subjekte nën kontroll gjatë korrikut - Inspektoriati i Punës vendos 970 masa administrative
Mbi 990 subjekte janë inspektuar gjatë muajit korrik 2026, në kuadër të kontrolleve për respektimin e legjislacionit të punës. Sipas të dhënave mujore nga......
SHBA dhe Irani rifillojnë sulmet ushtarake - Çmimet e naftës u tregtuan me gati 2% më shumë
Çmimet e naftës u tregtuan me gati 2% më lart të hënën, pasi SHBA-të sulmuan një ishull iranian në Ngushticën e Hormuzit dhe Teherani u kundërpërgjigj,......
Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur muajin gusht negativisht duke mos arritur të rikuperojë humbjen që pësoi përgjatë kësaj periudhe teksa është blerë sot me 79.3......

