Shqipëria Postuar më 2 Tetor 2025, 11:17

Kursimet e Tiranasve “humbasin” ritmin! - BSH: Depozitat, 0.5% më pak në tremujorin e dytë. Qarqet e tjera mbushin arkën

Nga Ledina Elezi

Kursimet e Tiranasve “humbasin” ritmin! - BSH: Depozitat, 0.5%

Edhe pse Tirana është qarku me shumën dhe historikisht me rritjen më të lartë të kursimeve në bankë, për shkak të numrit më të madh të popullsisë, duket se tiranasit nuk po lënë dot më para’ mënjanë për të kursyer.

Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, depozitat e qytetarëve, bizneseve dhe disa zërave të tjerë në Tiranë pësuan një rënie me 0.5% në tremujorin e dytë, duke zbritur në 836 miliardë lekë nga 840 miliardë që ishin më parë. Kjo është hera e parë që prej tremujorit të dytë 2023, ku depozitat në kryeqytet marrin tatëpjetën për poshtë.

Edhe vlonjatët e kanë pasur të vështirë të kursejnë në periudhën prill-qershor, pasi statistikat zyrtare dëshmojnë gjithashtu një tkurrje të lehtë me 0.1% të depozitave në qytetin bregdetar.

Situata me kursimet paraqitet më e mirë në të gjitha qarqet e tjera të vendit, me një rekord rritjeje prej 2.1% në Durrës ose e thënë ndryshe 124 miliardë lekë depozita në total, ndjekur nga Fieri me një rritje prej 2%. Kështu, durrsakët dhe fierakët janë treguar më pak dorëlëshuar për sa i përket shpenzimeve dhe më shumë kursimtarë në tremujorin e dytë.

E shpjeguar me fjalë të tjera, megjithëse Tirana ka vlerën më të lartë të depozitave, ajo bashkë me Vlorën rezulton me rënie në terma të ritmit të rritjes, ndërsa qarqet e tjera po mbushin gjithnjë e më tepër arkën e kursimeve.

Por, a e dini se cili prej qarqeve preferon të kursejë më tepër në lek dhe cili në monedhë të huaj?

Në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Lezhë, depozitat në monedhë të huaj tejkalojnë ato në monedhë kombëtare, ndërsa në zonat e tjera më të vogla të vendit vijon të mbizotërojë leku. Kështu, Elbasani, Shkodra, Fieri, Korça dhe të tjera, i kanë qëndruar besnikë monedhës tonë.

Përveçse në Lezhë, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë ku kursimet në valutë kanë qenë pak në rënie, në të gjitha qarqet e tjera rezultojnë me rritje.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat