Shqipëria Postuar më 30 Dhjetor 2024, 10:57

Kursimet e shqiptarëve, 1.3 trilionë lekë në nëntor- Depozitat në monedhën vendase performojnë më mirë se ato në valutë

Nga Ledina Elezi
Kursimet e shqiptarëve, 1.3 trilionë lekë në nëntor-

Totali i depozitave në paranë e gjerë ka regjistruar një rënie të lehtë gjatë muajit nëntor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, shuma e depozitave vlerësohet në rreth 1.3 trilionë lekë, vetëm 0.04% më pak se në muajin tetor. Në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar, vlera e depozitave të përfshira në paranë e gjerë rezulton gati 5% më e lartë.

Për sa i përket ndarjes së depozitave në lekë dhe valutë, nga statistikat zyrtare vërehet se depozitat në lekë kanë pësuar një rritje me 0.1%, ndërsa ato në valutë janë shoqëruar me një rënie prej thuajse 0.2% në krahasim me nëntorin. Konkretisht, depozitat në lekë kanë arritur në 605 miliardë, ndërsa ato në valutë në 731 miliardë lekë.

Pavarësisht këtyre luhatjeve, depozitat në valutë vijojnë të përbëjnë rreth 54.71% të totalit prej 1.3 trilionë lekësh të depozitave të përfshira në paranë e gjerë, ndërsa ato në lekë rreth 45.29%.

Nëse analizojmë depozitat sipas monedhës me nëntorin e vitit të kaluar, ato në lekë rezultojnë me një rritje më të lartë prej 7.2%, ndërsa ato në valutë me 3.3%.

Përgjatë 2024-ës, depozitat në lekë kanë pasur një performancë pak më të mirë se ato në valutë në terma të rritjes dhe kjo për arsye të efektit që ka dhënë kursi i këmbimit. Mbiçmimi i lekut dhe zhvlerësimi i euros bëri që depozitat në valutë të preferohen më pak nga individët dhe bizneset, për shkak se dalin me humbje nëse ato para konvertohen në lekë. Kjo ka bërë që depozitat në lekë të rriten më tepër.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat