Kursim nga ndriçimi rrugor LED - Përfitime për buxhetin lokal, bashkitë shkurtojnë shpenzimet për energjinë elektrike
Bashkia e Himarës do të jetë ndër pak nga njësitë vendore në vend që do të zbatojë ndriçimin rrugor me teknologji LED në rrjetin e saj rrugor. Kontrata për përmirësimin e ndriçimit publik është nënshkruar së fundmi, me një vlerë prej 174.4 milionë lekësh me TVSH.
Projekti parashikon zëvendësimin e llambave ekzistuese me llamba të reja eficiente me konsum të ulët energjie, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë, reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat urbane dhe turistike të Himarës.
Aktualisht kostot në buxhetet e bashkive, për ndriçimin publik janë të konsiderueshme. Ndërkohë që, sipas Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, ndriçuesit LED dhe sistemet e monitorimit dhe kontrollit të tyre, në dekadën e fundit kanë ofruar zgjidhje që përmirësojnë ndjeshëm eficiencën energjitike të sistemeve të ndriçimit rrugor, prodhojnë një ndriçim më të pastër, të kontrolluar e të monitoruar në distancë, jetëgjatë, estetikisht të këndshëm, pa ndotje dhe të lehtë në mirëmbajtje.
Në një studim mbi potencialet e kursimit të energjisë elektrike në sistemet e ndriçimit rrugor me ndriçues LED në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Shkodër, është arritur në konkluzionin se shpenzimet në shfrytëzim dhe mirëmbajtje mund të zvogëlohen 20% deri në 50%, krahasuar me ekzistueset.
Ndërkohë që, në Bashkinë e Hasit ku aktualisht është kryer zëvendësimi i llambave të vjetra, me llamba LED konsumi i energjisë është reduktuar me 74%, ndërsa fatura e energjisë elektrike për këtë institucion është ulur me 60%. Paralelish, vlerësohet se ndonëse investimi fillestar mund të jetë i lartë, koha e kthimit të tij është relativisht e shkurtër për shkak të kursimit që vjen nga faturat.

Detyrim vetëdeklarimi i adresës së banesës në e-Albania - Publikohet në fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi vendimi i qeverisë
Duke nisur nga dita e sotme shtetasit me vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të kryejnë deklarimin, ndryshimin ose......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Çfarë ka ndodhur sot me monedhat e huaja?
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën në rritje të lehtë të vlerës ka pësuar zbritje të saj në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 82.9 lekë......

Paketa e maleve/ Denaj: Aplikimet dorëzohen përmes portalit e-Albania!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj rikujtoi në rrjete sociale se janë hapur tashmë prej pak ditësh aplikimet për Paketën e Maleve nga i......

Cilët sektorë po fitojnë më shumë para’? - Rritet transporti dhe tregtia, bie prodhimi
Bizneset që operojnë në vend kanë paguar afro 285 milionë euro tatim mbi fitimin përgjatë periudhës Janar-Maj 2025. Në raport me të njëjtën periudhë të një......

Spanjollët braktisin plazhet - Shkak, turizmi masiv dhe rritja e çmimeve
Pushuesit ndërkombëtarë po i mbajnë spanjollët gjithnjë e më larg plazheve të tyre të mrekullueshme për shkak të çmimeve gjithnjë në rritje të hoteleve dhe......

“Armëpushimi” i tarifave të SHBA-së - Eksportet e Kinës tejkalojnë parashikimet
Eksportet e Kinës u rritën më shumë se sa pritej në qershor, treguan të dhënat zyrtare, pasi Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord për një marrëveshje paraprake......

Të paktën 100 miliardë euro pas vitit 2027 - Industria e mbrojtjes së BE-së bën llogaritë
13 miliardë eurot e caktuara për sigurinë dhe mbrojtjen në buxhetin aktual afatgjatë të BE-së (2021–2027) janë një pikë uji në oqean kur bëhet fjalë për......

Procedura/ Si do lëshohen faturat nga prodhuesit? - Tatimet: Ja rastet kur fermerët nuk kanë detyrim të deklarojnë të ardhurat
Ndërsa një ditë më parë ka nisur aksioni në terren për verifikimin e faturës së fiskalizuar tek tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në tregtimin e......