Shqipëria Postuar më 10 Qershor 2025, 12:07

Kursim energjie dhe përfitime mjedisore - Duhet rikonstruksion për 745 000 ndërtesa banimi dhe 8 200 godina publike

Nga Ola Mitre

Kursim energjie dhe përfitime mjedisore - Duhet rikonstruksion për 745

Arritja e objektivit kombëtar të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2050 kërkon rinovimin sipas parimeve të eficiencës së energjisë të 745 000 ndërtesa banimi dhe 8 200 ndërtesa publike.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi në parim projektligjin “Për performancën e energjisë në ndërtesa”, që në ndryshim nga ligji ekzistues sipas zv.ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj e vendos fokusin te përfitimet mjedisore që vijnë nga eficienca e energjisë në ndërtesa.

Muço foli edhe për kostot që vijnë nga zbatimi i ligjit, duke theksuar se vetëm për rinovimin e godinave shtetërore për arritjen e të paktën nivelit të kërkesave minimale, vlera shkon në 50 - 60 milionë euro në vit.

Ndërkohë, për ndërtesat private, financimi do të jetë i përbashkët me pronarët e ndërtesave dhe donatorët, teksa skemat do të përcaktohen me vendim qeverie.

Godinat e rinovuara sipas parimeve të eficiencës së energjisë, jo vetëm reduktojnë konsumin e energjisë çka rrjedhimisht sjelle dhe ulje të emetimeve, duke mbrojtur mjedisin, por ofrojnë edhe kushte komode jetese për qytetarët apo për punonjësit, në rastin e objekteve publike.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat