Shqipëria Postuar më 19 Qershor 2025, 10:17

Kursi i këmbimit/ rritje e përgjithshme e valutave kryesore!

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ rritje e përgjithshme e valutave kryesore!

Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 84.8 lekë dhe është shitur me 86 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar rritje të kuotës mëngjesin e sotëm teksa është blerë me 97.6 lekë dhe është shitur me 98.3 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Franga zvicerane edhe ajo ka shënuar rritje të vlerës këtë të enjte duke u blerë sot me 103.2 lekë dhe duke u shitur me 104.5 lekë në raport me ditën e shkuar.

Paundi britanik nuk bën përjashtim duke fituar edhe ai pikë këtë mëngjes pasi është blerë sot me 113.9 lekë dhe është shitur me 115.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat