Shqipëria Postuar më 2 Shtator 2026, 10:35

Kursi i këmbimit/ Rikuperon Dollari amerikan. Dobësohet Franga zvicerane dhe Paundi britanik

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Rikuperon Dollari amerikan. Dobësohet Franga

Dollari amerikan ka regjistruar këtë të mërkurë një rikuperim të vlerës nga rënia e vazhdueshme që pësoi gjatë kësaj periudhe edhe pse vijon të qëndrojë i dobët përballë Lekut duke u blerë sot me 79.3 lekë dhe duke u shitur me 80.3 lekë në raport me dje.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 92 lekë dhe duke u shitur me 92.7 lekë krahasuar me ditën që lamë pas.

Franga zvicerane sakaq ka shënuar zbritje të kuotës mëngjesin e kësaj të mërkure teksa është blerë me 97.5 lekë dhe është shitur me 98.7 lekë krahasuar me një ditë më parë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ndërkaq ka pasur një zbritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes duke u dobësuar kështu në raport me ditën e martë teksa është blerë sot me 10 lekë dhe është shitur me 108 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat