Shqipëria Postuar më 17 Qershor 2025, 10:03

Kursi i këmbimit/ Rikuperojnë Dollari dhe Paundi!

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Rikuperojnë Dollari dhe Paundi!

Dollari amerikan ka regjistruar këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me rënien e vazhdueshme që e ka shoqëruar përgjatë kësaj periudhë duke u blerë sot me 84 lekë dhe duke u shitur me 85.2 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane e ka nisur ditën në vlera të qëndrueshme pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 97.4 lekë dhe është shitur me 98.2 lekë.

Franga zvicerane është blerë mëngjesin e sotëm me 103 lekë dhe është shitur me 104.3 lekë duke shënuar kështu një zbritje të lehtë të vlerës krahasuar me ditën e hënë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik është blerë këtë të martë me 114 lekë dhe është shitur me 115.3 lekë duke shënuar një rritje të vlerës nga dita e djeshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat