Shqipëria Postuar më 18 Dhjetor 2025, 09:46

Kursi i këmbimit/ Forcohet sërish Franga. Dollari humbet pikë!

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Forcohet sërish Franga. Dollari humbet pikë!

Dollari amerikan pas një rritjeje të lehtë që regjistroi ditën e djeshme ka pësuar një zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 81.6 lekë dhe duke u shitur me 82.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq vijon edhe këtë të enjte të shfaqet e qëndrueshme duke mos shënuar luhatje të konsiderueshme të vlerës si nga fillimi javës edhe nga dje duke u blerë sot me 96.1 lekë dhe duke u shitur me 96.8 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pasur edhe sot një rritje të vlerës sikurse edhe një ditë më parë duke vijuar trendin rritës teksa është blerë këtë mëngjes me 102.6 lekë dhe është shitur me 103.6 lekë.

Paundi britanik nuk ka pasur lëvizje të ndjeshme të vlerës duke e nisur ditën në qëndrueshmëri në raport me ditën e mërkurë teksa është blerë sot me 109 lekë dhe është shitur me 110.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat