Shqipëria Postuar më 16 Korrik 2025, 09:48

Kursi i këmbimit/ Forcohet ndjeshëm Dollari amerikan!

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Forcohet ndjeshëm Dollari amerikan!

Dollari amerikan pas një periudhë negative duke pësuar një rënie të vazhdueshme ka nisur të rikuperojë këtë të mërkurë duke u blerë sot me 83.3  lekë dhe duke u shitur me 84.5 lekë në raport me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është blerë mëngjesin e sotëm me 97.2 lekë dhe është shitur me 98 lekë pa ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga dita e djeshme.

Franga zvicerane është blerë këtë mëngjes me 103.9 lekë dhe është shitur ,me 104.9 lekë duke pësuar kështu një zbritje të lehtë të kuotës krahasuar me ditën e martë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik ka shënuar një rritje të vlerës ditën e sotme në raport me dje teksa është blerë me 111.7 lekë dhe është shitur me 113 lekë.

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...