Shqipëria Postuar më 28 Prill 2026, 10:07

Kursi i këmbimit/ Forcohet Dollari dhe Paundi. Franga humbet pikë!

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Forcohet Dollari dhe Paundi. Franga humbet pikë!

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm në raport me një ditë më parë duke e nisur ditën pozitivisht teksa është blerë me 81.2 lekë dh është shitur me 82.2 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane vijon edhe sot të mos luhatet ndjeshëm në raport me ditën e hënë duke ruajtur relativisht po të njëjtat kuota teksa është blerë sot me 95.2 lekë dhe është shitur me 95.8 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka pësuar një zbritje të kuotës mëngjesin e kësaj të marte teksa është blerë sot krahasuar me ditën që lamë pas me 102.8 lekë dhe është shitur me 104 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ndërkaq ka shënuar rritje të vlerës duke u forcuar në raport me ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 109.5 lekë dhe është shitur me 110.5 lekë.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat