Shqipëria Postuar më 4 Mars 2026, 10:25

Kursi i këmbimit/ Forcohen Paundi britanik dhe Franga zvicerane

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Forcohen Paundi britanik dhe Franga zvicerane

Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht duke pësuar zbritje të lehtë të kuotës nga dita që lamë pas teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq edhe pse nuk ka shënuar luhatje të vlerës këtë mëngjes ka pasur një rënie të vlerës nga një ditë më parë duke u blerë sot me 95.8 lekë dhe duke u shitur me 96.5 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar një rritje të konsiderueshme nga dita e martë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 105.3 lekë dhe është shitur me 106.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik edhe ai gjithashtu është forcuar këtë të mërkurë duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 109.7 lekë dhe është shitur me 110.7 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat