Shqipëria Postuar më 24 Qershor 2026, 10:32

Kursi i këmbimit/ Forcohen ndjeshëm valutat kryesore

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Forcohen ndjeshëm valutat kryesore

Dollari amerikan ka shënuar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë teksa po ndjek një trend pozitiv përgjatë kësaj jave duke u blerë sot me 82.2 lekë dhe duke u shitur me 83.4 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane vijon të mos pësojë luhatje të konsiderueshme të vlerës teksa ka qëndruar edhe këtë të mërkurë në kuota konstante duke u blerë sot me 93.8 lekë dhe duke u shitur me 94.6 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar rritje të vlerës mëngjesin e kësaj të mërkurë duke u blerë sot krahasuar me ditën që lamë pas me 101.4 lekë dhe duke u shitur me 102.6 lekë teksa vijon edhe ajo të ndjek një linjë pozitive përgjatë kësaj jave.

Paundi britanik gjithashtu është forcuar duke regjistruar rritje të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 108.5 lekë dhe duke u shitur me 109.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat