Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari dhe Paundi. Dobësohet Franga

Dollari amerikan ka rikuperuar pikë duke regjistruar rritje të vlerës në raport me rënien që pësoi një ditë më parë duke u blerë sot me 81.5 lekë dhe duke u shitur me 82.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane vijon të mos shënojë luhatje të konsiderueshme të kuotës krahasuar me ditën e djeshme por edhe me ditët paraardhëse teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 95 lekë dhe është shitur me 95.7 lekë.
Franga zvicerane ndërkaq është dobësuar duke pësuar një zbritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të mërkure duke u blerë sot me 103.3 lekë dhe duke u shitur me 104.3 lekë krahasuar me ditën që lamë pas.
Paundi britanik sakaq është forcuar sërish duke shënuar rritje të vlerës në raport me ditën e martë teksa është blerë sot me 109.5 lekë dhe është shitur me 110.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Policia masa për ndeshjen Shqipëri-Izrael: Bllokime rrugësh pranë “Air Albania”!
Policia e Shtetit njoftoi sot planin e detajuar të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore të......
Mbi 156 mijë pasagjerë në katër muaj - Porti i Durrësit, 4% më shumë udhëtarë se një vit më parë
Flukset e udhëtarëve përmes Portit të Durrësit kanë vijuar të shënojnë rritje edhe gjatë muajve të parë të vitit 2026, duke konfirmuar rolin e këtij porti si......
Tirana “fitoi” mbi 5 mijë banorë në një vit/ 11 qarqe në rënie. Kukësi dhe Shkodra humbën më shumë banorë
Popullsia e Shqipërisë vijon të tkurret, por edhe të përqendrohet gjithnjë e më shumë në kryeqytet. Në të kundërt, të gjitha qarqet e tjera kanë humbur......
Shumica mbajnë shtetësinë origjinale - Anketa me të ardhurit në Gjermani. Vitin e kaluar, rreth 189,000 aplikime të reja
Shumica e njerëzve që aplikuan për shtetësi gjermane vitin e kaluar e ruajtën shtetësinë e tyre origjinale, sipas një sondazhi nga grupi kërkimor i......
Cilat vende tërheqin më shumë investime të huaja? - Franca, destinacioni kryesor në Evropë. Ndjekin Britania dhe Gjermania
Investimet e huaja shihen gjerësisht si një nxitës kryesor i rritjes ekonomike, inovacionit dhe krijimit të vendeve të punës. Kur kompanitë hapin vende të......
OECD paralajmëron për ngadalësim global - “Lufta SHBA-Iran pengon perspektivat e rritjes ekonomike”
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka ulur perspektivën e rritjes globale, duke paralajmëruar se dëmi ekonomik nga lufta SHBA-Iran mund......
SHBA i shpallin “luftë” punës së detyruar - Tarifa shtesë 10-12,5% për mallrat e importuara nga 60 vende
Administrata Trump propozoi vendosjen e tarifave shtesë prej 10% ose 12.5% për importet nga 60 ekonomi, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e......
Prishtina, taksë 10 euro për automjetet jo-rezidente? - Qytetarët dhe ekspertët, kundër: “Diskriminuese dhe përjashtuese”
Komuna e Prishtinës ka nisur procedurat përfundimtare për një draft-rregullore të re që parashikon vendosjen e një takse prej 10 euroh për çdo qytetar......



