Shqipëria Postuar më 19 Shkurt 2026, 10:35

Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari dhe Franga. Paundi humbet pikë!

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari dhe Franga. Paundi humbet pikë!

Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë të enjte duke u blerë sot në raport me një ditë më parë me 81.2 lekë dhe duke u shitur me 82.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane është blerë sot me 96.1 lekë dhe është shitur me 96.7 lekë krahasuar me ditën e djeshme duke mos shënuar luhatje të konsiderueshme të kuotës.

Ndërkaq Franga zvicerane është forcuar këtë mëngjes në raport me ditën që lamë pas teksa është blerë sot me 105.1 lekë dhe është shitur me 106. lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq ka humbur pikë duke u dobësuar nga dita e mërkurë teksa është blerë sot me 109.7 lekë dhe është shitur me 110.7 lekë.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat