Shqipëria Postuar më 11 Shkurt 2026, 11:04

Kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan?

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan?

Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të mërkurë të ndjekë një trend rënës duke regjistruar sërish pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 80.5 lekë dhe është shitur me 81.6 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është blerë sot me 96.1 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë në raport me një ditë më parë duke mos shënuar as sot ndonjë ndryshim të ndjeshëm të vlerës.

Franga zvicerane edhe ajo duket e qëndrueshme mëngjesin e sotëm krahasuar me ditën e martë pasi është blerë këtë mëngjes me 105 lekë dhe është shitur me 106.1 lekë duke mos shënuar kështu lëvizje të forta të kuotës.

Paundi britanik ndërkaq është dobësuar duke pasur zbritje të vlerës nga dita që lamë pas duke u blerë sot me 109.9 lekë dhe duke u shitur me 111 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat