Shqipëria Postuar më 28 Gusht 2025, 11:08

Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe është shitur me 84.3 lekë duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme të vlerës nga një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ndërkaq ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e kësaj të enjte duke u blerë sot me 97 lekë dhe duke u shitur me 97.9 lekë në raport me ditën e mërkurë.

Franga zvicerane është forcuar këtë mëngjes duke shënuar një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 103.3 lekë dhe është shitur me 104.5 lekë.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 111.9 lekë dhe është shitur me 113.3 lekë duke pasur luhatje të lehta të vlerës krahasuar me ditën që lamë pas.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat