Shqipëria Postuar më 25 Mars 2026, 09:58

Kursi i këmbimit/ Dobësohet Paundi britanik. Franga zvicerane fiton sërish pikë!

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Dobësohet Paundi britanik. Franga zvicerane fiton

Dollari amerikan e ka nisur këtë të mërkurë në vlera të paqëndrueshme duke humbur pikë nga një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.1 lekë dhe është shitur me 83.2 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane e ka nisur ditën e sotme në vlera konstante duke mos shënuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dje teksa është blerë sot me 95.6 lekë dhe është shitur me 96.3 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes duke u forcuar nga dita e martë teksa është blerë sot me 104.1 lekë dhe është shitur me 105.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik nga ana tjetër ka pasur një zbritje të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e kësaj të enjte duke u blerë sot me 110 lekë dhe duke u shitur me 111 lekë krahasuar me ditën që lamë pas.

Shqipëria 24 Mars

Mentor Hima, në krye të OSHEE Group

Mentor Hima është kreu i ri i OSHEE. Në këtë detyrë Hima zëvendëson Enea Karakaçin, i cili u emërua ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Emërimi i......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat