Shqipëria Postuar më 2 Qershor 2026, 10:19

Kursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan. Paundi fiton sërish pikë

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan. Paundi fiton sërish

Dollari amerikan ka regjistruar sot një zbritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e kësaj të marte me 81.4 lekë dhe duke u shitur me 82.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka pasur një rënie shumë të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm në raport me ditën që lamë pas duke u blerë me 95 lekë dhe duke u shitur me 95.7 lekë.

Franga zvicerane nuk ka pasur ndryshime të konsiderueshme të vlerës në raport me ditën e hënë duke u blerë sot me 103.5 lekë dhe duke u shitur me 104.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ndërkaq ka shënuar rritje të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë sot krahasuar me ditën e djeshme me 109.4 lekë dhe është shitur me 110.5 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat