Shqipëria Postuar më 6 Mars 2025, 09:22

Kursi i këmbimit/ Dobësohen ndjeshëm Dollari amerikan dhe Franga zvicerane!

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Dobësohen ndjeshëm Dollari amerikan dhe Franga

Dollari amerikan ka vijuar rënien edhe këtë mëngjes duke humbur sërish pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 91.3 lekë dhe është shitur me 93.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane është blerë edhe sot m e98.8 lekë dhe është shitur me 99.5 lekë duke mos pasur lëvizje as këtë mëngjes të kuotës së saj në raport me dje.

Franga zvicerane ka pësuar zbritje të ndjeshme të vlerës këtë të enjte pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë sot me 102.4 lekë dhe është shitur me 103.7 lekë.

Paundi britanik duket relativisht i qëndrueshëm në raport me ditën e mërkurë duke u blerë sot me 117.8 lekë dhe duke u shitur me 119 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat