Kur shpenzojnë më shumë shqiptarët, për fundvit apo Shën Valentin?- 25 deri në 300 euro, janë çmimet e darkave romantike në restorante këtë vit
14 shkurti, është dita ku kryesisht çiftet i dedikojnë dhurata, dreka e darka romantike. Ndërkohë, restorantet kanë përgatitur për të mirëpritur çiftet me menu të posaaçme dhe ambiente të dekoruara me detaje romantike.
Por sa kushton një drekë, apo darkë për Shën Valentin?
Baret, restorantet por edhe hotelet kanë ofruar paketa ekskluzive, shërbime të personalizuara dhe dhurata simbolike për çiftet, gjë të cilat ndikojnë edhe në rritjen e çmimeve.
Duke parë disa nga restorantet të cilët kanë gati paketat festive, nisur nga çmimet më të lira, një darkë e rezervuar për Shën Valentin nis nga 2500 dhe 3300 lekë personi. Kjo darkë ka një menu të përcaktuar të shoqëruara edhe me verë. Ndërkohë, në ato restorante të cilat janë pjesë e rrjeteve të hotelerive prestigjoze të cilat janë dhe në vendin tonë, një darkë romantike çift përllogaritet deri në 149 euro.
Jo vetëm restorantet, por edhe bizneset e tjera ofrojnë shërbime për festën e të dashuruarve. Për shembull, një nga hotelet, i cili është brand ndërkombëtar, një rezervim i kompletuar përfshin dhomën, darkën, masazhin dhe mëngjes, e cila përllogaritet në 300 euro për çiftin i cili do të bëj këtë rezervim.
Por për të bërë një krahasim midis festave të fundvitit dhe Shën Valentinit, cila kushton më shumë?
Nëse një familje organizon që festat e fundvitit t’i festojë në shtëpi, me ushqime autentike shqiptare kostot janë më të larta, sepse flasim për prodhim vendas. Por, restorantet përgatisin paketa me menu të përcaktuar, ku çmimet variojnë nga 50 euro, 90 euro deri në 120 euro personi. Për festat e fundvitit, kostot janë më të larta pasi për një familje me 4 anëtarë, nëse do të darkojnë në restorante, kostoja shkon 30 000 deri në 60 000 mijë lekë mesatarisht.
Sondazh

Rreth 67% e kredive janë për blerje banese- Banka e Shqipërisë: Norma e interesit për këtë hua zbriti në 3.7% në fund të 2024
Në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, kredia për individë ka vijuar të rritet me ritme të larta. Gjysma e dytë e 2024 është karakterizuar nga një......

Dashuria mbush Shqipërinë me lule!- Italia dhe Holanda sjellin më shumë trëndafila për të shprehur dashurinë
“Shën Valentini është dita kur ndjenjat shprehen me dhurata, dhe një nga simbolet më të zakonshme të dashurisë mbetet një tufë lulesh. Por, nëse këtë 14......

Askush nga të rinjtë nuk do të bëhet këpucar!- Kush do t’i zëvendësojë profesionet që po zhduken në heshtje?
“Askush nuk e ka marrë mundimin dhe guximin të më thotë dua ta mësoj këtë profesion.”, shprehet këpucari Në një kohë kur teknologjia, dhe prodhimi masiv......

Impianti diellor lundrues në Vaun e Dejës- Afatet/ Prodhim energjie nga viti i ardhshëm. Kontrata 13.86 mln euro
Impianti diellor lundrues në Vaun e Dejës do të duhet të nisë prodhimin e energjisë elektrike vitin që vjen, duke diversifikuar burimet gjeneruese të......

BSH, projekte për financat e gjelbra - Sejko: Vëmendje ndaj menaxhimit të rreziqeve klimatike
Në Shqipëri është hartuar një strategji e fokusuar në sektorin bankar, e cila synon vlerësimin e ekspozimeve të tij ndaj ndikimeve klimatike dhe mënyrave të......

Pus i ri për gaz natyror në Povelçë të Fierit- Kërkohet riaktivizimi edhe i 3 puseve ekzistues, EDG: Ka potencial të pashfrytëzuar
Kompania EDG Natural Gas synon riaktivizimin e aktivitetit të prodhimit të gazit natyror në Povelçë të Fierit. Shoqëria ka aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare......

Bizneset marrin mbrapsht 220 mln euro TVSH- Tatimet: Ulet koha mesatare e rimbursimit në 31 ditë
Rimbursimi i TVSH-s për bizneset përgjatë vitit 2024, përmes platformës dixhitale është bërë brenda mesatarisht 31 ditëve duke reduktuar kohën e pritjes dhe......

Kërkesa globale për energji do të rritet 4% deri në 2027/ Ekonomitë në zhvillim do të përbëjnë 85% të zgjerimit total
Kërkesa globale për energji elektrike pritet të rritet me më shumë se konsumi total i Japonisë çdo vit deri në vitin 2027, por zgjerimi i burimeve të energjisë......