Kur mund t’ju bllokohen llogaritë bankare? - Agjencia e Inteligjencës Financiare, në “lupë” transaksionet. Të drejtë pezullimi

Agjencia e Inteligjencës Financiare do të ketë kompetenca të plota të pezullojë përdorimin e llogarive bankare nga individë dhe biznese si dhe të pezullojë paraprakisht transaksione të ndryshme, kur dyshohet se lidhen me vepra të pastrimit të parave.
Projektligji për “Parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit” i jep kompetencë Agjencisë së Inteligjencës Financiare që të marrë masa urgjente, drejtpërdrejt ose tërthorazi, kur ekziston dyshimi se një transaksion lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të dëmtimit në masë, për të bllokuar ose për të mos dhënë pëlqimin për kryerjen e këtij transaksioni.
Në rastet kur nevoja për pezullimin ose mosdhënien e pëlqimit për kryerjen e një transaksioni konstatohet mbi bazën e një dyshimi të raportuar nga subjekti i detyruar, pezullimi ose mosdhënia e pëlqimit i komunikohet subjektit të detyruar brenda afateve të parashikuar nga ky ligj.
Kur nevoja për pezullimin e transaksionit bazohet në analizën financiare të kryer nga Agjencia e Inteligjencës Financiare, pavarësisht nëse është paraqitur ose jo më parë një raport nga subjekti i detyruar, pezullimi vendoset sa më shpejt që të jetë e mundur nga Agjencia e Inteligjencës Financiare.
Pezullimi ose mosdhënia e pëlqimit për kryerjen e një transaksioni vendoset nga Agjencia e Inteligjencës Financiare me qëllim ruajtjen e fondeve, kryerjen e analizave financiare, përfshirë analizën e transaksionit, vlerësimin nëse dyshimi konfirmohet dhe, në rast konfirmimi, njoftimin e rezultateve të analizave pranë autoriteteve kompetente përkatëse, me qëllim marrjen e masave të përshtatshme.
Kohëzgjatja e pezullimit nuk mund të tejkalojë 10 ditë pune.
Po ashtu, kur ekziston dyshimi se një llogari bankare ose llogari pagese, një llogari e aseteve virtuale ose një marrëdhënie biznesi lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të dëmtimit në masë, Agjencia e Inteligjencës Financiare ka kompetence të marrë masa urgjente, drejtpërdrejt ose tërthorazi, për të pezulluar përdorimin e kësaj llogarie ose për të pezulluar marrëdhënien e biznesit, me qëllim ruajtjen e fondeve, kryerjen e analizave financiare, vlerësimin nëse dyshimi konfirmohet dhe, në rast konfirmimi, njoftimin e rezultateve të analizave pranë autoriteteve kompetente përkatëse, me qëllim marrjen e masave të përshtatshme.
Pezullimi zbatohet për një afat maksimal prej 72 orësh, në përputhje me këtë ligj. Agjencia e Inteligjencës Financiare ka të drejtë të heqë në çdo kohë pezullimin, kur konstaton se kjo masë nuk është më e nevojshme për qëllime të ruajtjes së fondeve dhe të kryerjes së analizës financiare.
Këto masa synojnë parandalimin e pastrimit të parave në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
“Dy vjet për të rikuperuar prodhimin e energjisë” - Kreu i IEA, Birol: Të përgatitemi për çmime edhe më të larta
Do të duhen rreth dy vjet për të rikuperuar prodhimin e energjisë të humbur në Lindjen e Mesme nga konflikti atje, u shpreh Fatih Birol, kreu i Agjencisë......
Cilat janë punët e së ardhmes për të rinjtë? - "Inxhinier i inteligjencës artificiale", pozicioni më i lakmuar
Rritja e inteligjencës artificiale (IA) po ngre shqetësime në lidhje me humbjen e mundshme të vendeve të punës, por sipas LinkedIn, ajo po krijon gjithashtu......
Sa u rrit numri i fluturimeve komerciale gjatë Marsit? Shqipëria kryeson renditjen duke lënë pas rajonin dhe Europën
Numri i fluturimeve komerciale konsiderohet një nga treguesit më të rëndësishëm për të matur zhvillimin e turizmit dhe nivelin e lidhjes së një vendi me......
Tatimet, sms qytetarëve me prona në AirBnB - Deklaroni të ardhurat dhe korrigjoni deklaratat! Paralajmërohen penalitete
Administrata tatimore ka identifikuar individët të cilët japin banesa me qira afatshkurtër dhe krijojnë të ardhura përmes platformës AirBnB. Në një njoftim......
9 nga 10 bankierë fitojnë të paktën 1 mln euro/vit - Raporti i Autoritetit Bankar Evropian: Më të paguarit, kryesisht meshkujt
Bankierët më të paguar të Evropës mbeten kryesisht meshkuj, pavarësisht një grupi në rritje të personave që fitojnë nga miliona euro, tregoi një raport nga......
Digjitalizohen 90% e kartelave të pronësisë - ASHK: I gjithë procesi përfundon në muajin qershor
Rreth 90% e kartelave të pasurisë në të gjithë vendin janë tashmë të digjitalizuara. Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën me dije se brenda muajit qershor......
Drejtori i Doganave, takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave
Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin Vjetor të Drejtuesve të Doganave të rajonit të Evropës, që po zhvillohet në Bruksel, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave,......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh te lehta përgjatë këtyre ditëve e ka mbyllur këtë javë në kuota të qëndrueshme duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme nga dita e......


