Shqipëria Postuar më 6 Nëntor 2024, 14:39

Kur do të përfundojnë projektet infrastrukturore? - Balluku: Me Bankën Botërore po investojmë për rehabilitimin e urave

Nga Ledina Elezi

Kur do të përfundojnë projektet infrastrukturore? - Balluku: Me

Në Shqipëri po zhvillohen një sërë investimesh në infrastrukturën rrugore të vendit, teksa dhe nga buxheti për vitin 2025 pritet t'i akordohet një shumë e konsiderueshme këtij sektori edhe. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë shpjegimit të buxhetit në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dha detaje mbi projektet infrastruktuore në vend dhe afatet e përfundimit të tyre.

“Për vitin 2026, në projektet e tjera ne kemi zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, pra faza e tretë, dhe ndërkohë rikonstruksioni i rrugës së vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa që janë lotet 2 dhe 3. Për vitin 2027 vazhdon autostrada Tiranë-Durrës, me fazat 4 dhe 5, Qendra e Monitorimit të Trafikut në vitin 2027 kalon në fazën e saj të tretë, pra duke shtuar më shumë kilometra të monitorueshme. Ndërkohë që kemi lotin e katërt dhe përfundimtar të rinkonstruksionit të rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa.”

Zëvendëskryeministrja Balluku u ndal edhe në projektin e përbashkët me Bankën Botërore për rehabilitimin e urave në Shqipëri.

“Ne kemi më shumë se 660 ura të cilat janë të shpërndara në të gjithë territorin. Ne, me mbështetjen e Bankës Botërore kemi nisur një projekt, që quhet projekti i urave dhe gjatë këtij buxheti, do të kemi mundësi që të nisim me rehabilitimin, zgjerimin e këtyre urave, që janë ura e Beshirit, ura e Viroit dhe Ura e Vjosës.”

Tuneli i Murrizit dhe Unaza e Madhe e Tiranës janë dy nga projektet që pritet të përfundojnë deri në datën 31 dhjetor të këtij viti. Tuneli i Llogarasë u mbyll ditën e djeshme për të kryer disa përmirësime në sinjalistikën rrugore dhe pritet që të rihapet përpara sezonit veror të vitit të ardhshëm.



 

Sondazh

Poll
Shqipëria 6 Nëntor

SCANTV.AL vjen me imazh të ri! 

Scan TV ka prezantuar një version të përmirësuar të platformës, Scantv.al, një hapësirë e rigjeneruar dhe e avancuar për të ofruar informacione ekonomike dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat