Shqipëria Postuar më 7 Mars 2025, 10:57

Kur do të hapen fondet e IPARD? - Ministria e Bujqësisë pret që “drita jeshile” të jepet në 2026

Nga SCAN TV

Kur do të hapen fondet e IPARD? - Ministria e Bujqësisë pret

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, pret që “drita jeshile” për IPARD III të jepet në vitin 2026, duke u dhënë kështu mundësinë fermerëve të përfitojnë në 9 fushat që do të mbështeten me fonde, si infrastrukturë rurale, ndërtim tregjesh, për agropërpunim apo agroturizëm, pylltari, asistencë teknike e këshillim.

Ndërkohë është mbyllur lëvrimi i fondeve për fermerët përfitues nga IPARD II, që i takon periudhës 2014-2022, me një finanancim prej 94 milionë euro në total.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, ka dorëzuar pranë strukturave të Komisionit Evropian (DG AGRI) në fund të 2024 një plan veprimi me masat e ndërmarra në strukturat e menaxhimit, metodat e zbatimit dhe kontrollet e brendshme, që janë të rëndësishme për të siguruar transparencën dhe efikasitetin e projekteve.

Sipas MBZHR-së, në korrik të këtij viti do të ketë një raport për realizimin e këtyre detyrave dhe në vjeshtën e po këtij viti (shtator-nëntor) do të auditohen masat e ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë dhe AZHBR.

Aktualisht pranë AZHBR-së është ngritur një sistem që bën verifikimin në kohë reale të aplikimeve të bëra.

Ndërkohë mungesa e IPARD, po mbulohet me fonde nga buxheti i shtetit, përmes Skemës së Investimeve e lancuar vjet që do të vijojë edhe këtë vit, skemës kombëtare me subvencione për bujqësi e blegtori si dhe programi i kredive të buta që pritet të jepen nga bankat pas miratimit të programit nga Banka e Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat