Shqipëria Postuar më 6 Mars 2025, 17:49

Kultivimi i kanabisit industrial, Qeveria miraton zonat kadastrale ku do të lejohet mbjellja

Nga SCAN TV

Kultivimi i kanabisit industrial, Qeveria miraton zonat kadastrale ku do të

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për zhvillimin e industrisë së kanabisit në Shqipëri. Sipas këtij vendimi, janë përcaktuar zonat kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime industriale dhe mjekësore.

Më herët, ministrja Denaj sqaroi se zonat janë përzgjedhur në bazë të studimeve të mirëfillta dhe se në listë nuk përfshihen zonat me bujqësi të zhvilluar siç është zona e Myzeqesë dhe ajo e Korçës.

“Janë 10 zona Kadastrale që janë përcaktuar në bazë të studimi dhe janë të mirë përcaktuara, dhe njëkohësisht në gjithë bashkërendimin e veprimeve, besoj që të gjithë udhëzuesit do ta përcaktojnë më së miri se si do vijojë procesi. Janë të gjithë Shqipërinë, por ka një kriter të domosdoshëm, janë të përjashtuar të gjitha zonat me intensitet të lartë bujqësore. Janë zona bujqësore , që janë jashtë vëmendjes të zhvillimit aktual të bujqësisë intensive, dhe me një distancë nga shkollat, vendet e banuara, dhe gati 3 kilometra në distance ku bletaria sot zhvillohet”, u shpreh Denaj.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat