Shqipëria Postuar më 7 Shtator 2026, 13:15

Kullat e Veriut, drejt rijetëzimit - Gonxhja: 697 raste pronësie, 28 projekte restaurimi

Nga Diamila Leka

Kullat e Veriut, drejt rijetëzimit - Gonxhja: 697 raste pronësie, 28

Kullat karakteristike të Veriut të Shqipërisë pritet të hyjnë në një fazë të re, nga objektet e trashëgimisë kulturore, në asete që mund të gjenerojnë aktivitet ekonomik dhe turistik.

Ministria e Turizmit dhe Kulturës, në bashkëpunim me GIZ dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, po finalizon Programin Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave, me synimin që brenda vitit 2027 të nisë kalimi nga evidentimi dhe projektimi, drejt investimeve konkrete.

“Së bashku me GIZ dhe ASHK po finalizojmë Programin Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave, me synimin që brenda vitit 2027 të kalojmë nga evidentimi dhe projektimi në investime konkrete. Janë trajtuar derimë tani 697 raste pronësie të trajtuara në Dibër, Shkodër, Lezhë dhe Kukës. 28 projekte konceptuale restaurimi, hartuar me Fakultetin e Arkitekturës të UPT-së. 64 kulla me status Monument Kulture në fokus të prioritizimit.”

Paralelisht me pronësinë, ka nisur edhe puna teknike. Në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit Politeknik të Tiranës janë hartuar 28 projekte konceptuale restaurimi, të cilat do të shërbejnë si modele për ndërhyrjet e ardhshme.

Hapi i radhës është përcaktimi i kullave prioritare. Në këtë listë do të kenë përparësi 64 kulla me status Monument Kulture, por edhe objektet që janë në rrezik apo ato ku çështja e pronësisë është zgjidhur ose është pranë përfundimit. Plani nuk parashikon vetëm restaurimin fizik të kullave.

Pas ndërhyrjeve, ato synohet të marrin funksione të reja, bujtina, agroturizme, muze apo qendra mikpritjeje. Kështu, investimi në trashëgimi synon të kthehet edhe në investim ekonomik, duke sjellë më shumë vizitorë, vende të reja aktiviteti dhe të ardhura për komunitetet lokale.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat